PD-ja zyrtare, e pandarë nga Berishizmi!

0
Shkruan Zef Ndreka
Megjithë përpjekjet për mbijetesë apo ekzistencë të PD-së në këto dy vitet e fundit, sidomos pas luftës së fortë brënda llojit, pas shpalljes non grata të familjes Berisha, ditën e fundit u qartësua se PD-ja nuk është ndarë nga Berisha dhe berishizmi. Infiltrimet e Berishës dhe ndikimet e dukshme të tij brënda drejtuesve të PD-se, si dhe llogaritë përsonale të disa deputetëve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 sollën një rezultat në përfaqësimin e kandidatëve për kryetarë të bashkive. PD-ja zyrtare, do të ketë tashmë vetëm 15 kandidatë në 61- bashki!
Kjo situatë është e pabesueshme, e pa parë, e pa dëgjuar dhe e pa preçedent në historinë politike shqiptare.
Mos pjesëmarrja me kandidat për kryetarë bashkie kur kandidatët ishin caktuar, është njëlloj si dasma pa dhëndërr.
Dhe këtë “dasëm” e celebroi vetë Kryesia e mbetur e PD-së!
Dy ditë përpara skadimit të afatit të regjistrimit të kandidatëve për bashki, mbledhja e kolegjit të kryetarëve vëndosi të dalë me 61-kandidatë dhe me listat e këshilltarëve.
Por çfarë ndodhi?!
Përse PD-ja zyrtare përfaqësohej vetëm me 15 nga 61-të artikuluar?!
Çfarë skenari u luajt dhe në favor të kujt shkon kjo mos pjesëmarrje?!
Kryesia nuk miratoi kandidatët e saj!
E ky veprim i minutave të fundit është sigurisht në dëm të PD-së.
Ky veprim sigurisht shkon në favor të foltorës dhe kandidatëve të saj.
Ne finale, ky veprim sigurisht shkon në favor të Ilir Metës.
Nuk besoj të jenë aq naiv drejtuesit dhe deputetët e PD-së zyrtare të mos e kuptojnë këtë që kanë vëndosur!
Kjo tregon edhe një herë sa apolitik janë dhe se interesat përsonale kalojnë çdo kufi.
Si është e mundur që drejtues të PD-së mbështesin hapur edhe në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve Berishën non grata?!
Si është e mundur që arrijnë të tallen aq hapur me qëndrestarët demokratë të aq viteve?!
Si është e mundur të dilet aq lehtësisht e aq hapur kundër qëndrimeve të qarta dhe mbështetjes amerikane që i bëhet PD-së?!
Unë ndihem i befasuar nga kjo që ka ndodhur realisht në PD. Kjo “tradhëti” nga drejtuesit aktual dhe deputetët e PD-së mund të shpie në dorëheqjen edhe të kandidatëve të tjerë.
Rruga ka filluar.
Dhe nuk do jetë e largët dita kur të dorëhiqen të gjithë kandidatët e PD-së dhe të mbetet në garë vetëm Roland Bejko, kandidati për kryetar bashkie në Tiranë.
Si perfundim, PD-ja, nuk po përfaqësohet në këto zgjedhje. Arësyet e mia më dërgojnë tek mendimi tashmë i konsoliduar: drejtuesit e PD-së nuk largohen dot nga berishizmi!
Kjo që ka ndodhur në PD, ishte edhe një provë qëndrimi ndaj aleateve tanë. Kjo provë për mendimin tim la një hije të zezë për të ardhmën e PD-së, e cila nuk e di a do të mund të gjejë forcë ta analizojë pas humbjes me 14 maj.
Shpresoj per PD-në, të mos këtë mbaruar misioni i saj historik në luftën kundër komunizmit, enverizmit, berishizmit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu