Audrey Glover caktohet shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR

0

Audrey Glover është vendosur të jetë Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Zonja Glover pritet të mbërrijë këto ditë në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të saj Glover do të zhvillojë takime me krerët KQZ si institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, si dhe drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të partive politike.

Audrey Glover do të drejtojë misionin e vëzhgimit të këtij procesi zgjedhor i konsideruar shumë i rëndësishëm për demokracinë shqiptare.

Glover ka qenë shefe e misionit të ODIHR në zgjedhjet e vitit 1996, dhe asokohe raporti përfundimtar i odihr u shoqërua me akuza të ashpra nga Sali Berisha.

ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit

Zonja Audrey Glover mund të quhet pa hezitim një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu