Xhenet nuk pranon të martohet me Selimin dhe i lë të gjithë të habitur. Mahir shpëton Arzun nga Kaja. Ai kër*ënon Kajan t’i qëndrojë larg. Kaja i kërkon falje Arzus. Mahir largohet me Arzun në krahë. Selim i kërkon llogari Xhenetit dhe lëndohet shumë nga veprimi i saj. Melisa përgjon bisedën e tyre dhe gëzohet. Selim ndahet nga Xhenet dhe i thotë se ajo nuk e meriton dashurinë e tij.
Ai shkon tek të ftuarit dhe deklaron mbylljen e dasmës. Mukadez shkon prapa Selimit për të folur me të por Nilgyn e ndalon. Selim vuan dhe shfryn nervat në dhomën e tij. Xhenet shkon në shtëpi dhe qan në krahët e Melisës. Mukadez e përzë Melisën dhe e kritikon ashpër. Arzu, Mahir dhe Kaja shoqërohen në komisariat. Arzu ka frikë të thotë të vërtetën pasi Kaja ka fotot nga vd*kja e Rëzait. Ajo deklaron se Kaja nuk e ka rrëmbyer. Mahir nxehet me Arzun. Arzu i thotë Mahirit se e bëri këtë për sigurinë e familjes dhe fëmijëve.
Arzu e kupton se Melisa ka gisht në këtë dhe i bërtet. Kaja mban pistoletën e Mahirit si provë kundër tij. Mahir vendos roje sigurie në shtëpi. Ozlem fajëson Semën, Mahirin dhe Arzun që bebi është në rrezik. Arzu shkon të bisedojë me Xhenetin.