Mazhoranca voton KLGJ e KLP dhe bën sikur do drejtësinë, opozita proteston jashtë dhe bën sikur do rrëzojë Qeverinë! Hajdutët janë bashkë, por kanë frikë Vetting-un!

0

Janë votuar sot në Kuvend strukturat e reja të reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Me 72 vota pro, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët e maxhorancës kanë miratuar projektvendimi për miratimin e strukturës organizative të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe projektvendimi për miratimin e strukturës organizative të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndërsa mijëra protestues vijojnë të qëndrojnë në ambientet e jashtme të parlamentit, të udhëhequr nga kryetarët e partive opozitare, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe ish kryeministri Sali Berisha, nuk kanë munguar as konfrontimet me uniformat blu.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Votimi i KLP dhe KLGJ i hap rrugë ngritjes së dy isntitucioneve të rëndësishme të reformës në drejtësi, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Janë këto dy institucione për të cilat maxhoranca thotë se i trembet opozita, duke ndërmarrë edhe vendimin drastik të “djegies” së mandateve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu