Open Ballkan u mbyll, të mbyllet edhe Foltorja!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Mqs janë vënë në garë Berisha me Ramën, kush është me i pastër, më i pakorruptuar, më demokrat, me më përkrahje popullore e ndërkombëtare, kush është më patriot e atdhetarë, të shikojmë kundërpërgjigjën e Berishës për mbylljen e Open Ballkan.
Është analizuar disa herë kjo çështje që mbante frymë anti Kosovë e për rrjedhojë antikombëtare.
Por tashmë Open Ballkan u deklarua i mbyllur!
Po çështja tjetër e palës tjetër, pra e Foltorës si do vejë?!
Mbase Berisha e ka kuptuar siç e kanë kuptuar ndjekësit e tij dhe që në biseda të lira e deklarojnë:
Çështja “Foltore” tashmë duhet konsideruar e mbyllur, ashtu si “Open Ballkan”, pasi të dyja ia arritën qëllimit, dështuan me turp!
Kjo është e gjitha.
Pas gjithë kësaj lufte, tani duket se kanë mbetur vetëm dy “luftetarë”, dy trima, Don Kishoti dhe Sanço Panço (Berisha – Rama).
A nuk i shikojmë të dalin me radhë në tv e të na tregojnë heroizmat, arritjet madhështore, pastërtinë e figurës së tyre, fajet e të tjerëve, atyre që as vetë këto dy “luftëtarë trima” nuk e dijnë?!
Tani rroftë sebepi, Arben Ahmetaj, e të zgjasin ditët!
Nëse SPAK-u do vlerësojë këtë çështje, ti bëjë një pyetje vetës:
A thua të jenë hajdutë edhe ministrat e tjerë dhe vetë k/ministri, e me këtë rast SPAK-u ka të gjithë të drejtën e zotit dhe atë ligjore po se po, ti fusë 90- hetuesit e BKH në çdo ministri ?!
Aty do të habitën çfarë do gjejnë, mal me abuzime, me fondet publike, me paratë e shtetit, me shëtitje nëpër botë kot vetëm për qejf, do të shohin vendimet e qeverisë, mund ti gjejnë edhe pa firma e shumat e parave se dinë ku kanë shkuar, do ti gjejnë pa adresë ose me adrese ufo-sh. Kanë për të parë dhe kanë për tu çuditur..!
Të shohin ku shkon pasuria e shqiptarëve si:
– bakri, kromi, energjia elektrike,
-nafta që është e tmerrshme ç’bëhet me të.
– fondet marramendëse të bujqësisë do të gjenden ku kanë shkuar.
– në rrugët, asfaltimin disa herë me letra ose një në letra e tri në ajër.
– beneficet në turizëm nga jugu në veri dhe ndryshimi i hartave pëllëmbë për pëllëmbë
– të ardhurat nga turizmi…etj.
SPAK-u, nga indiciet duhet të lëshojë termet të vërtetë, e thotë vetë ligji.
SPAK, të ka ardhur dita, zgjohu, populli po të pret, ske çfarë mendohesh më..! Filloje nga Don Kishoti dhe Sanço Panço e të tjerë si këto, aty i ke. Nuk kanë lënë gjë pa i bërë këtij vendi e këtij populli. Çdo poshtërsi e ke të dokumentuar tashmë!
Shihu pasuritë marramendëse që duken sheshit, nga larg, shihi gjatë muajve korrik-gusht se ku e si i bëjnë pushimet, këtu apo jashtë, shihu ku i kanë fëmijët dhe kush investon për to, krahasoi të ardhurat me shpenzimet..!
Nëse do bëhet ndonjëherë drejtësi në këtë vënd, kjo verë e nxehtë duhet të valojë, të shkulet e keqja, të hiqet llumi e moçali e njerëzit të marrin frymë se janë krejtësisht të asfiksuar.
Në të kundërtën, SPAK vafsh në djallë bashkë me gjithë parlament e qeveri!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu