Nuk ka më dyshime, fotot nga gjendja civile konfirmojnë se aktorja e njohur është martuar

0

Së fundmi Jennifer Lawrence është fotografuar së bashku me partnerin e saj Cooke Maroney duke dalë nga zyra e gjendjes civile. Aktorja është parë me disa letra në duar dhe sipas “Page Six” bashkë me të dhe Maroney ka qenë edhe një shok i tyre, një fotograf e dy ‘bodyguard’.

Madje një person ka shkruar në ‘Twitter’ se e ka parë vetë Jennifer në korridoret e gjendjes civile, sepse ajo do të martohej. Megjithse ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga përfaqësues të Lawrence, burimet të “Page Six” thonë se ajo dhe partneri i saj do të organizojnë një ceremoni martesore muajin e ardhshëm. Për më tepër Jennifer dhe Cooke u panë gjatë pranverës së këtij viti duke ju hedhur një sy vendeve më të bukura për dasmë. Në qershor burime pranë aktores thanë për “People” se ajo ishte e lumtur për dasmën që do organizonte së shpejti dhe se do të donte që të bënte diçka të madhe, që të gjithë të kënaqeshin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu