Një histori shumë e veçantë dashurie, zbulohet seriali i ri që fillon në Klan…

0

Së shpejti në ekranin shqiptar do të nisë një serial i ri turk, me një histori të veçantë dashurie. Në role kryesore do të jenë dy aktorë shumë të pëlqyer nga publiku, Furkan Andiç i cili luan edhe rolin e Gokhanit në serialin “Lule të vetmuara” dhe aktorja Aybuke Pusat.

Personazhet kryesorë Selin dhe Demir do t’i bëjë bashkë një shtëpi. Për shkak të një ngatërrese ata do të përfundojnë duke jetuar në një shtëpi edhe pse janë krejtësisht të panjohur për njëri-tjetrin.

Selin dhe Demir janë dy të rinj shumë kokëfortë dhe të jetojnë në një shtëpi do të jetë sfidë për ta. Për më tepër Demir është menaxher në kompaninë ku Selin punon. Si do të lindë dashuria mes këtij çifti? Pritet që ky serial të fillojë në Klan Plus pas mbarimit të “Gylperi”./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu