Nga “Xhenet” tek “Lalin”, një detaj që nuk e dinit për rolet e Almila Adës

0

Aktorja turke Almila Ada u bë shumë e njohur në Shqipëri dy vite më parë, me rolin e “Xhenetit”, një serial shumë i ndjekur dhe i suksesshëm. Së fundmi Almila është rikthyer sërish në ekranin shqiptar, por me një rol të ri, në serialin “Lule të vetmuara”.

Ajo i është bashkuar kastit të vajzave jetime dhe është bërë pjesë e grupit të tyre shoqëror. Por ajo që nuk dini është se këtë rol Almila e ka luajtur përpara “Xhenetit”. Asokohe aktorja nuk ishte aq e famshme. Ajo do të luajë në disa episode të “Lule të vetmuara” e më pas nuk do e shohim më në serial. Por mesa duket “Lule të vetmuara” ishte projekti që i hapi dyert drejt suksesit Almilës e cila më pas luajti në rolin e “Xhenet”. Ky ishte seriali që i dha famë jo vetëm në Turqi, por në shumë vende të botës ku u transmetua. Sot Almila Ada është 26 vjec dhe përpos karrierës në aktrim, ajo ushtron edhe profesionin e saj baletin për të cilin ka studiuar.

   

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu