Në 8 vitet e fundit, Edi Rama e ktheu Shkodrën 80 vite pas

0
Shkruan Xhevdet Amuli

Pasi shkatërroi ekonominë me platformën më të keqe qeverisëse që ka parë ndonjëherë vendi ynë, me taksat më të larta në rajon e me shërbimet më të dobëta, Edi Rama, me nga 3 policë për metër katrorë gjeti forcën të vinte në Shkodrën që për 8 vite e ktheu 80 vite mbrapa në kohë. Edhe kësaj here erdhi për të mbushur me gënjeshtra qytetarët dhe të gjithë ata që e dëgjojnë.

Bypass-i që ka filluar punimet që në vitin 2011, si një investim i qeverisë së asaj kohe për qytetin e Shkodrës, në 8 vite të qeverisë Rama nuk gjeti zhvillim, duke lënë me vite me rradhë vetëm grumbuj zhavori.

Sot, vetëm pak muaj nga zgjedhjet, Edi Rama premton përfundimin e Bypass-it si dhe mbylljen e letrave për shpronësimet. Nuk është vetëm rruga e Bypass-it që ka këtë problem, e njëjta problematikë është edhe për rrugën Shkodër-Velipojë, që po prap ka hasur probleme me shpronësimet, jo vetëm kaq, por ka familje që janë prekur nga projekti dhe nuk janë të përfshira në listën e shpronësimeve. Është fatkeqësi që në 2020 ende diskutohen shpronësimet, si një problematikë shtetërore dhe për shuma qesharake për qeverinë lihen pa përfunduar këto dy projekte.

Edi Rama, mos u mundo të fajësosh askënd ! Ti vetë punove për humbjen që do të marrësh në 25 Prill 2021!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu