Ndërhyn Rama? Kushërira e superdeputetit socialist Alket Hyseni, paguhet pa qenë në punë? Dokumentat…

0

Dy vendime të njëpasnjëshme të Bordit të Portit Detar të Sarandës, në vitin 2018, krijojnë dyshime se Anisa Lulo, një kushërirë e afërt e “superdeputetit” socialist të Jugut, Alket Hyseni, është paguar rregullisht, megjithëse për disa kohë nuk ka qenë në punë.

Znj. Lulo, vajza e Drejtorit të Ujësjellësit të Sarandës, Sheme Lulo, u emërua anëtare e Këshillit Mbikqyrës të agjencisë shtetërore “Porti Detar” sh.a në Korrik 2017, kur ishte vetëm 25 vjeç.

Burime të “Boldnews.al” deklarojnë se znj. Lulo është paguar rregullisht nga administrata e Portit Detar Sarandë, pavarësisht se për një periudhë kohe ajo nuk ka qenë jo vetëm në detyrë, por as në Shqipëri.

Sipas të njëjtave burime, Anisa Lulo, gjatë kohës që figuronte si anëtare e Këshillit Mbikqyrës së Portit të Sarandës, ndiqte studimet jashtë vendit, në Angli.

Dhe, sipas të njëjtave burime, pavarësisht se nuk ka qenë në detyrë, ajo ka marrë pagën rregullisht.

Për të konfirmuar deklarimet e tyre, burimet e redaksisë i referohen dy vendimeve të rëndësishëm të marra nga Këshilli Mbikqyrës i Portit Detar Sarandë në janar 2018, ku zonja Lulo rezulton se nuk ka firmosur.

LEXO EDHE  I akuzuar për vrasje në Itali, ekstradohet nga Gjermania shqiptari

Me Vendimin nr. 1, dt 17.01.2018, Këshilli Mbikqyrës vendos të lirojë z. Sotir Davella nga detyra e administratorit të Portit të Sarandës.

Në këtë dokument, të siguruar nga ‘Boldnews.al”, mungon firma e anëtares së Këshillit Mbikqyrës, Anisa Lulo.

Më tej, me vendimin nr. 2 të të njëjtës datë, Këshilli Mbikqyrës emëron znj. Kozeta Statha në detyrën e administratores së Portit të qytetit jugor. Edhe në këtë vendim, mungon sërish nënshkrimi i znj. Anisa Lulo.

Emërimi dhe lirimi nga detyra i administratorit të kompanive publike është një ndër aktet më të rëndësishme të Këshillave Mbikqyrës së tyre.

Ndaj, prania dhe votimi i të gjithë anëtarëve të Bordeve drejtuese për lirimin/emërimin e administratorëve të tyre, konsiderohet si e një rëndësie të veçantë në mbarëvajtjen e agjencive shtetërore dhe publike.

Por, në rastin konkret, anëtarja e asaj kohe, Anisa Lulo, e cila është vajza e drejtorit të Ujësjellësit të Sarandës dhe familjare e afërt e deputetit socialist Alket Hyseni, nuk ka qenë pjesëmarrëse, duke forcuar dyshimet se ajo nuk ka qenë fare në Shqipëri në atë kohë, megjithëse është paguar.

BoldNews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu