Nano padit Ramën

0

Përballja e ish-kreut të policisë, Gledis Nano, me kryeministrin Edi Rama, duket se nuk ka mbaruar me shkarkimin nga detyra e kryepolicit, në ditët e fundit të gushtit 2022.

Në Gjykatën Administrative të Tiranës ka nisur një betejë ligjore mes Nanos dhe qeverisë “Rama”.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një padi, përmes së cilës kërkon të shpallet i paligjshëm shkarkimi i tij nga Këshilli i Ministrave.

Si duket, Nano kërkon thjesht ta zhbëjë juridikisht vendimin e beftë të qeverisë për ta shkarkuar.

Pikërisht cilësimi si “shkarkim nga detyra” në vendim është pjesa që atij i prish punë.

Rrëzimi i si i paligjshëm i këtij vendimi të qeverisë do t’i hapë rrugë më pas edhe ngritjes së pretendimeve të tjera nga Nano, pse jo dhe për dëmshpërblim financiar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu