Ministri i Jashtëm i Greqisë refuzon të zbresë në Libi, nuk takon homologen në aeroport

0

Takimi mes ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe kryetarit të Këshillit Presidencial Libian, Mohamed Menfi, në Tripoli u anulua në minutën e fundit të enjten.

Pak minuta pasi u ul në Tripoli, zyrtari grek udhëzoi që avioni të nisej për në Bengazi, pa zbritur në kryeqytet, shkruan Kathimerini.

Menfi kishte kërkuar që Dendias të ndalonte në Tripoli për t’u takuar me të një ditë para vizitës dhe diplomati pranoi me kusht që të ishte i pranishëm vetëm Menfi dhe asnjë person tjetër.

Kur avioni u ul në Tripoli, megjithatë, ministrja e Jashtme e qeverisë së Tripolit, Najla Mangoush, priste të takohej me diplomatin grek dhe në atë moment Dendias vendosi të nisej pa takuar Menfin.

Ministria e Jashtme greke e cilësoi incidentin si shkelje të protokollit dhe kushteve të dakorduara për vizitën.

Në një deklaratë të shkurtër, Athina dënoi masën dhe premtoi të hakmerret “me masat e duhura diplomatike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu