Militantët e detyrojnë Bashën që pas takimit me ndërkombëtarët të deklarojë se do rrëzohet me çdo kusht Qeveria Hajdute dhe nuk do takohet me Ramën!

0

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka shuar të gjitha dyshimet nëse do të ketë një pakt të dytë mes tij dhe Edi Ramës për zgjidhjen e krizës, siç ndodhi mbrëmjen e vonë të 17 majit 2017. Jane militantët ata që ngulin kembë prej kohesh te rrthohet shtepia disa milioneshe e Rames ne Surrel dhe ti kerkohet tranparence per parate. Jane mijerat e protestuesve që nuk durojne me mosqeverisje dhe skandale.

Duke folur për gazetarët në fund të takimit me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, kreu i demokratëve deklario prerë se nuk ka dhe nuk ka për të pasur më një marrëveshje të dytë mes tij dhe Edi Ramës, dhe e vetmja zgjidhje, sipas tij, do të jetë qeveria teknike.

“Nuk ka asnjë komunikimi mes meje dhe Edi Ramës. I vetmi komunikim është ai me qytetarët. Nuk do të ketë një 2017-të tjetër me Edi Ramën. Edi Rama e shndërroi 2017-n në një ‘Dosje 339’. Sot tepsia është në duart e Edi Ramës dhe krimit të organizuar. E vetmja zgjidhje teknike do të jetë ajo me një qeveri teknike dhe jo me Ramën kryeministër”, u shpreh Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu