Marramendëse/ Ja sa paguhen aktorët turq për 1 episod dhe kush është më i paguari

0

Telenovelat turke kanë patur një sukses absolut në ekran duke u transmetuar jo vetëm në Turqi, por në shumë vende të botës. Në këtë mënyrë janë bërë të njohur edhe shumë aktorë që luajnë në këto seriale, të cilët marrin shuma marramendëse vetëm për 1 episod. Më i paguari duket se është Çagatay Ulusoy i cili paguhet më shumë se 66 mijë euro për një episod të serialin “The protector” në Netflix.

Pas tij vjen Burak Ozçivit i cili paguhet më shumë se 40 mijë euro për një episod të serialit “Osmani”. Aktori Engin Altan Duzyatan ose siç e njohim “Ertugrul” është gjithashtu ndër më të paguarit me 30 mijë euro për një episod. Pas tij renditet Engin Akyurek pagesa e të cilit shkon rreth 27 mijë euro. Në listë përmendet edhe bashkëshorti i bukuroshes shqiptare, Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman i cili paguhet rreth 9 mijë euro. Ndërsa aktori Taner Olmez i cili luan rolin kryesor në serialin “Doktori i mrekullive”, që do të transmetohet së shpejti në TV Klan, paguhet rreth 5 mijë euro për një episod.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu