14.5 C
Tirana
E martë, 14 Maj 2024
BallinaBotaLufta në Ukrainë, në skenë futet Berluskoni/ Zhvillimet e fundit

Lufta në Ukrainë, në skenë futet Berluskoni/ Zhvillimet e fundit

Date:

Related stories

Peshkaqenët e kredive

Shkruan Ola Xama Nuk ka asnjë vlerë sqarimi se sa...

Ti…

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj Ti... Krejtë dukshëm si ajo zbaticë që...

Reportazhi i “Kathimerini”/ Ç’ndodhi pas kuintave të takimit të Ramës në Athinë

Atmosfera festive, autobusët nga Tepelena, referencat për Belerin, bluzat...
spot_img

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi beson se ai është personi që mund të bindë mikun e tij të vjetër Vladimir Putin, të ulet në tryezën e bisedimeve dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Sipas burimeve për median britanike Spectator, Berlusconi synon ta bëjë këtë para Krishtlindjeve.

Specator shkruan se 86-vjeçari është i vendosur për të ndërmjetësuar paqen mes vendeve, ndërsa avioni i tij privat tanimë është vendosur në gatishmëri teksa dhe Vittorio Sgarbi, i besuari i Berlusconit ka konfirmuar dëshirën e tij për ndërmjetësimin.

Vittorio Sgarbi, i cili aktualisht është nënsekretar për kulturën në qeverinë e re të Giorgia Melonit, ka thënë se Berlusconi e mendon veten si ndërmjetësuesin e vetëm të mundshëm mes Vladimir Putinit dhe Perëndimit, shkruan “Sky News”.

“Berlusconi beson se mund ta arrijë paqen mes vendeve, pa cenuar pozicionin e NATO-s, ai do të hyjë në librat e historisë si një hero global,” ka thënë Vittorio Sgarbi.

Berlusconi ka pasur në të kaluarën rolin e ndërmjetësuesit në bisedimet midis Perëndimit dhe Rusisë.

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu