Kush e “urdhëroi” Sali Berishën të anulojë protestën para Kuvendit?!

0

Partia Demokratike duket se ka anuluar protestën që do të mbahej ditën e sotme në orën 10:00 para Kuvendit.

Njoftimi ishte bërë dy ditë më parë nga kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me Lidhjen Demokratike të Gruas, ku dhe ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë.

Kjo protestë do bëhej si shenjë reagimi në lidhje me skandalin McGonigal dhe mosdhënien llogari të kryeministrit Edi Rama në Kuvend.

“Të mërkurën në ora 10:00, se detyrat janë të shumta, opozita sakrificë është. Kjo është e vërteta. Nëse do të kishte një emër të dytë, opozitë-sakrificë do të thotë.

Pasnesër ne e kemi thirrur atë në parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës, s’ka nevojë nga rrethet që të vijnë aty rreth parlamentit, të jenë aty. Të thonë edhe ata zërin e tyre jashtë parlamentit. Nuk mund ti lihet parlamenti një krimineli si ai. A e vinit re ju, ai vinte në parlament dhe shante në mënyrë më të shpërfytyruar. Asgjë sepse e dinte që ishte më kriminel se çdo kriminel tjetër në këtë vend”, tha Berisha në fjalën e tij dy ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu