Përmes aparaturave të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës për herë të parë ka nisur kontrollet për gjendjen e gomave.
Thellësia e luleve të gomave për mjetet duhet të jetë 1,6 mm, për rimorkiot 1 mm dhe për motomjetet 0.5 mm.
Kontrolle të tilla po bëhen për të evituar aksidentet rrugore. Pas thuajse një jave që nga nisja e këtij aksioni, rezulton se gomat e mjeteve të mëdha janë më problematike.
Për këto shkelje parashikohen gjoba.
Për evidentimin e çdo rasti ku nuk plotësohen kërkesat teknike dhe funksionale të gomave për qarkullim merret një masë administrative nga 5 mijë deri në 20 mijë lek.
Kontrollet janë fokusuar fillimisht në segmentet interurbane të Tiranës.