‘Korrupsioni dhe…’/ Balla bisedë telefonike me Braverman, çfarë folën

0

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman nëpërmjet një postimi në “Tëitter” ka shkruar se ka komunikuar me ministrin e ri shqiptar të Brendshëm, Taulant Balla dhe e ka përgëzuar për rolin e ri.

Braverman shton po ashtu se është rënë dakord mes palëve që të intensifikohen marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve për të arritur qëllimet e përbashkëta, duke përfshirë migracionin e paligjshëm, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Postimi i Braverman:

E kënaqur të flas me ministrin e ri shqiptar të Brendshëm @taulantballa dhe e përgëzoj për rolin e ri. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu