Lëvizin pa drejtim, turbullohet, turfullohen, përplasën, nuk dijnë ku të shkojnë e ku të futën. Kërkojnë strehim por nuk gjejnë, se nuk kanë kohë!
Valët e para janë ultratinguj që mbërrijnë duke paralajmëruar diçka të rëndë, një shkundje të fuqishme apo shkatërrim.
Ky është fenomen që e bën Zoti. Të gjithë i kemi parë apo dëgjuar ndër vite. Jemi trembur. Kemi parë pasojat.
Po tërmetet që planifikohen nga “Zoti” tjetër që është në Planetin Tokë, pra nga Amerika a duhet ti parandjenjë veçanërisht politikanët e lartë të vendit tonë e bashkë me to edhe ndjekësit e tyre?!
Kjo është pyetja përmbledhëse për politikën shqiptare dhe për të ardhmën e shqiptarisë.
Në Shqipëri, sigurisht të parët që e kanë parandjerë “tërmetin” e “erës së re” ishin Berisha, Metaj, Rama dhe të tjerë politikanë e deputetë që me 140 pro, pra në uninamitet të plotë, ngritën kartonin dhunshëm për të miratuar në parlament reformën e re në drejtësi.
Reforma në drejtësi, ishte era e parë e ndryshimeve të reja, ishte si të thuash vala e parë paralajmëruese e tërmeteve që do mbërrijnë.
Jo çdo “tërmet” bie për keq!
Çdo diktatur kur bije i ngjan termetit në atë vend. Pas goditjeve që vijnë nga termetet, vijojnë edhe lëkundje të tjera të forta e të pa planifikuara. Ashtu siç ndodh me goditjet pos diktatura!
E thënë troç, Amerikanët ideuan dhe financuan në Shqipëri reformën në drejtësi. Ngritën strukturat e reja përmes prokurorisë dhe gjykates duke sjell një erë të re, një shpresë për Shqipërinë duke marrë përpara e duke i paraprirë betejës kunder krimit të organizuar, kundër korrupsionit që janë ulur këmbëkryq në vendin tonë.
Kjo ndërhyrje amerikane erdhi si pasojë e korruptimit jo vetëm të politikanëve e qeveritarëve por pothuaj e tërë shoqërisë shqiptare.
Nga pamundësia dhe kapja e drejtësisë në çdo hallkë të saj, amerikanët lëshuan pra “erën e re”, përpara termetit që do ndodhë, për ti
fshirë të tërë nga ky pisllëk.
Mund të themi tashmë se “era e re” ka mbërritur në Shqipëri. Janë akuzuar e dënuar figura politike që as mendohej të prekeshin. Është në burg ish kryeministri dhe ish presidenti Metaj, është nën akuzë po ashtu Berisha, janë të arrestuar ministra të kabinetit Rama, drejtorë drejtorishë, ish kryebashkiakët. Është ende në arrati nga frika e burgimit ish zv.kryeministri Ahmetaj. Janë ndaluar dhe nën hetim bandat e ndryshme kriminale, të korrupsionit e drogës.
Gjithë kjo pasqyrë në këto pak vite të punës së SPAK-ut, tregon se “era e re” e volvuar nga amerikanët ishte oksigjeni jetik për demokracinë në Shqipëri.
Më tej, çfarë do ndodhë më tej?!Sigurisht amerikanët për ta përmbyllur këtë betejë të gjatë jetike e të rëndësishme për vendin tonë, kanë programuar një “tërmet” nga ato të fuqishmit. Po presim.
A thua do nisë ky proçes me qeveri teknike, mbase që në janar 2025 apo “era e re” do mbarojë punë shpejt me të akuzuarit?!
Mbase do ishte e shëndetshme ta fillonim vitin e ri me
Kryeministër nga diaspora.
Për këtë edhe kjo erë po fryn…
E gjitha çfarë shkruajta më sipër, është thjeshtë një: “Korrespondencë nëpërmjet erës”!