Kontratë lobimi 6 milionë dollarë në SHBA, Berisha: Ajo s’është e PD. Ja çfarë po depozitohet në administratën e Trump

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të martë në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania ku ka folur për fushatën zgjedhore dhe për kontratën e lobimit të PD me këshilltarët e Donald Trump.

I pyetur se pse i duhej PD-së kjo kontratë dhe a është një kontratë që i vlen më shumë Berishës apo PD-së, Berisha e quan si diçka e vlefshme për vetë Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Më tej ka zbërthyer rolin e Administratës Trump brenda kësaj kontrate.

“I vlen Shqipërisë sepse duhet të bëjmë të plotë autopsinë e narkoshtetit pranë administratës së Donald Trump. Kjo autopsi e shtetit është kushti i të gjitha kushteve për të rivendosur marrëdhëniet miqësore intensive të Shqipërisë me SHBA-të.

Kjo autopsi është kushti që në bashkëpunim me SHBA-të, të punojmë fort për të shpallur grupe terroriste bandat e Edi Ramës, në Elbasan, Shkodër, Durrës e kudo që janë.

Trump dekretoi trafikantët e drogës grupe terroriste. Ne po punojmë dhe do të punojmë fort që grupet shqiptare të futen në grupe terroriste, ti shpallim si të tilla. Ka 12 vjet që s’ka një investitor serioz në Shqipëri.

Ne do bëjmë gjithçka për të tërhequr investimet e mëdha, ndaj dhe kjo kontratë lobimi na shërben edhe për këtë gjë, është shumë më e gjerë nga sa flitet. Kjo kontratë lobimi është për çdo shqiptar.

Janë demokratët, patriotët që kërkojnë të shohin Shqipërinë të madhe, dhe krijuan fondacionin me të cilin gjetën një kompani me avoketërit më të shquar të SHBA-ve, për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve.

Kjo është një gjë e jashtëzkonshme. Ne kemi pranuar ndihmën e një fondacioni të bëjmë Shqipërinë të madhe përsëri”, tha Berisha.

I pyetur lidhur me paratë që po dhurohen nga kjo kontratë lobimi nëse janë të rregullta, kreu i PD-së vë në dukje se: “Fondacioni është transparent, i ngritur në përputhje me ligjin e SHBA-ve që kanë rregullat më rigoroze të transparencës financiare”.

Berisha foli edhe mbi listat e donatorëve, ndaj të cilave shprehet se PD nuk ka të bëjë me këto lista pasi nuk është një kontratë e PD-së.

“S’kemi asnjë lidhje me listat. Kjo nuk është kontratë e jona, ne thjeshtë pranojmë shërbimin. Nga arka e PD-së ska ardhur dhe dalë asnjë qindarkë, e tëra është veprimtari e një fondacioni atdhetarësh që duan të nxjerrin Shqipërinë nga narkoshteti.

Kontrata mund të rishqyrtohet çdo muaj, fondacioni vetë e shqyrton. PD nuk është palë në kontratë. Është një kontratë që nuk ka lidhje me zgjedhjet. Kjo ka lidhje me lobimin për interesa të shqiptarëve pranë Administratës së SHBA-ve”, u shpreh Sali Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu