Konklava për zgjedhjen e Papës së ri, sot tymi i parë! Ja cili kardinal është më favorit dhe sa vota duhen për t’u vendosur ne krye të Selisë së Shenjtë

0

Gjithçka është gati për konklavën që do të zgjedhë Papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike.
Në orën 16:30, 133 kardinalët do të mblidhen në Kapelën Sistine për të zgjedhur Papën e ri pas vdekjes së Françeskut dhe, pasi dyert të mbyllen me frazën “extra omnes”, do të fillojë konklava.

Tymi i parë do të dalë në orën 19:00 në Kapelën Sistine. Sot është planifikuar vetëm 1, nga nesër dy në ditë, një në mëngjes, tjetri pasdite, nëse emri i Papës së ri nuk zgjidhet në votimin e parë.

Siç dihet, tymi i zi tregon se shumica nuk është arritur, ndërsa tymi i bardhë tregon se është zgjedhur peshkopi i ri i Romës.

Pragu për zgjedhje nuk ka qenë kurrë më i lartë. Kuorumi i dy të tretave është 89 vota. Favoriti, për momentin, është Kardinali Pietro Parolin.

Në fakt, thuhet se ai tashmë mund të mbështetet në një konsensus prej rreth pesëdhjetë votash.

Emri i tij shfaqet më shpesh në takimet sekrete, së bashku me ato të Patriarkut të Jerusalemit Pierbattista Pizzaballa dhe filipinasit Luis Antonio Tagle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu