Mendja e një personi është aq e mbushur me surpriza si thellësitë e oqeaneve. Shkencëtarët po studiojnë trurin dhe po mësojnë më shumë rreth modeleve të reja të sjelljes. Sa më shumë zbulojmë, aq shumë rritet numri i surprizave. Për shembull, a e dini se një person i mençur ka pak miq? Për zbulime të tilla do të lexoni më poshtë dhe me siguri do të çuditeni:
Njerëzit me një IQ shumë të lartë nuk kanë shumë miq
Shumë kohë më parë, kur paraardhësit tanë të largët ishin të angazhuar në gjueti dhe grumbullime, miqësia ishte thelbësore për mbijetesën e fisit. Njerëzit ende krijojnë miqësira, por jo të gjitha janë për shkak të përfitimeve që mund të sjellin. Megjithatë, një studim i kohëve të fundit tregoi se njerëzit me një IQ të lartë nuk kanë nevojë për shumë miq. Kjo ndodh sepse truri i tyre është i preokupuar me zgjidhjen e problemeve vërtet të mëdha dhe ata e perceptojnë komunikimin si humbje kohe. Por kjo nuk është arsye për t’u kënaqur me këtë situatë. Studimi tregoi se miqësia ndikon pozitivisht jo vetëm në gjendjen psikologjike, por edhe atë shëndetësore. Për këtë arsye ndonjëherë është më mirë të largoheni nga librat dhe të bisedoni me njerëz interesant.
Depresioni ndryshon perceptimin e ngjyrave
Njerëzit që vuajnë nga depresioni shpesh thonë, “Jeta ka humbur ngjyrat e saj”. Kjo nuk është vetëm një shprehje e zakonshme, por edhe një fakt i vërtetë mjekësor. Gjatë një periudhe depresioni, retina bëhet më pak e ndjeshme ndaj ngjyrave të kundërta dhe pacientët i dallojnë ngjyrat më pak. Nëse jeni i rrethuar nga ngjyrat gri dhe të zbehta, ju jeni më të prirur ndaj depresionit dhe melankolisë.
Mos u mburrni për planet tuaja
Nëse vendosni të filloni diçka të re (si për shembull: të mos hani pas orës 18:00, të vraponi në mëngjes), mos i tregoni askujt për planet tuaja. Kur flisni për planet tuaja, truri juaj e percepton këtë detyrë si “të bërë” dhe është shumë e vështirë për ta bindur për të kundërtën. Kjo mund të tingëllojë si një bestytni, por psikologët e kanë provuar që kjo gjë është e vërtetë me ndihmën e hulumtimeve dhe hetimeve serioze.
Njohja e një gjuhe të huaj ju ndihmon të merrni vendime
Për të marrë vendime të mira, nuk duhet të jeni vetëm gjakftohtë: duhet edhe të mendoni në një gjuhë të huaj. Shkencëtarët besojnë se njerëzit shpesh veprojnë emocionalisht kur marrin vendime të rëndësishme. Megjithatë, nëse analizoni situatën në një gjuhë të huaj, pjesa racionale e trurit tuaj do të përfshihet, kështu që qasja juaj do të jetë më e balancuar dhe nuk do të përfshijë rreziqe të tepruara.