Këmbëkryq në BE!

0
Shkruan Zef Ndreka
Po të ishte ulur këmbëkryq në atë prag shtëpie, do kishte më kuptim fotoja e shpërndarë sot nga Kryeministri.
Në këtë pozicion, duket se është gati për t’i ikur, nejse…
Gjithsesi, sot duhet festuar nga të gjithë!
T’i lëmë mllefet dhe inatet për ditë të tjera.
Sot, Shqipëria zyrtarisht ka trokitur në shtëpinë e saj natyrale dhe është hapur porta. Është ulur këmbëkryq në të.
Ani pse, edhe të fundit, përsëri sot , nuk është dita të përmendim 16- vite të humbura, as të analizojmë aresyet.
Ne, duhet të luftojmë, të kapim kohën e humbur, të integrohemi si shqiptarë në familjen e madhe europiane, siç na takon.
Le të analizojmë nesër poshtërsitë e Edi Ramës, ato që ai ka ndërmend të vazhdojë të vjedh!
Le të diskutojmë nesër, pse opozita për tekat, frikën dhe poshtërsitë e Edi Ramës nuk ishte prezente atje ( sa dinakëri dhe poshtërsi)!
Le të analizojmë nesër 9-pikat që duhet të përmbushë qeveria deri në takimin e dytë të fillimit të negociatave!
Do kemi kohë nesër!
Sot le të gëzojmë të gjithë rikthimin në Europë!
Shqipëria është e shqiptarëve, nuk është as e Ramës, as e Metës, as e Berishës dhe as e opozitës.
Sot, duhet të gëzojmë të bindur se, tani çdo gjë do shkojë në vëndin e vet, për së mbari!
Gëzuar shqiptari anembanë globit!
Sot është një ditë e madhe!
Nuk mund të gezojnë vetëm socialistët!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu