Ja 11 kandidatet për deputet te PD shkodër/ Jozefina “nuk po don vetë” të jetë në listë!

0
Shkruan Sokol Pepushaj

Zhurma rreth Jozefina Topallit per t’u rikthyer ne partine demokratike, ngriti peshe zemrat e gjithe hajduteve shqiptarë, të majtë e të djathtë.

Ajo tensionojë edhe nervat e popullit shqiptar që shpresonte tek amerikanët për largimin e të korruptuarve nga politika, saqë u ndezën rrjetet sociale si kundërshti dhe lehjet e “zagarëve” të pushtetit në mbrojtje të saj.

Ishte nje tip rezistence e klasës së çkallajisur politike dhe nje soj presioni medemek mbi amerikanët, duke u thëne se ne na do populli, na kërkon elektorati, ju fukarenjte e perëndimit nuk keni ç’na bëni.

Shqiptarët e vjedhur, të nënshtruar për një kothere buke, kërkonin shpresat e humbura sidomos ketë tetë vitëshin e fundit nga partia socialiste, pse jo edhe tek pasanikë përrallash si Jozefina Topalli. Kjo e kishte deklaruar se me djersë të ballit dhe me prona të trashëguara kishte pasuri sa kerkush politikan në Botë, pra gjysmën e kryeqëndrës së Veriut, Shkodrës.

Topalli arriti “suksese” të papara deri para pak ditësh. Ajo nga 38 grupseksione që ka partia demokratike në qarkun e Shkodrës, arriti të dalë e para në thuajse të tëra.

Mori superxhiro aq të mëdha sa Jozefina u bë lajmi i ditës në grupet e interesit antiamerikan, duke e përdorur si “gjoksore” nen ewtiketën fallco të të persekutuarës dhe të ndershmes që e duan masat e votuesve.

Por ndodhi ajo që duhej të ndodhte, mospërfshirja në lista, gjë që media jonë e ka thënë prej shumë vitesh.

Burime të sigurta thone se lista zyrtare me 150 emrat e propozuar nga baza e PD, përmban emrat e kandidatëve për deputetë dhe për kryetar bashkie në qytetin verior, por Jozefina mungon.

Një burim i besueshëm na tha se vetë Jozefina, pasi është kthyer nga takimi në ambasadën amerikane ka ndërrua si me magji dhe ka thënë se nuk po don vetë ajo të jetë në listë të kandidatëve për deputetë.

Është kjo lëvizje një ogur i mirë, ku tërë të pasurit e këtij vëndië ajo do të përballen me drejtësinë, në mënyrë që të justifiukojnë milionat e dollarëve, dyshues deri tashti

Ja 11 emrat më të propozuar nga PD e Shkodrës, sipas rendit alfabetik janë:

1- Arben Lushaj
2- Bardh Spahia (ish deputet)
3- Benardeta Syku (nënkryetare e FRPD)
4- Greta Bardeli ( nënkryetare e PD në Shkodër)
5- Helidon Bushati (ish deputet)
6- Izmira Ulqinaku (ish deputete)
7- Ndoc Ashta
8- Ramiz Çobaj (ish deputet)
9- Romeo Gurakuqi (ish deputet)
10- Voltana Ademi (kryetare e Bashkisë Shkodër)
11- Xhemal Bushati (ish kryetar i këshillit bashkiak të Shkodrës)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu