Iku Saliu, po ç’la pas?

0
Saliu ishte “Rrapi”, nën “degët” e të cilit “freskohen” gjithë hajdutët e kriminelët e 30 viteve të fundit

Shkruan Sokol Pepushaj

Lulzim Basha u nda me lot në sy nga Sali Berisha. Ndarja u bë nga halli. Në hall nuk është vetëm Basha, por edhe Ilir Meta, Edi Rama dhe gjithkush që ka pasuri të pajustifikuar.

Saliu ishte “Rrapi”, nën “degët” e të cilit “freskohen” gjithë hajdutët e kriminelët e 30 viteve të fundit.
Nofka ‘non-grata’ ishte “karremi”, pasi gjithë hajdutët, politikanët dhe pushtetarët edhe sot, megjithëse janë nëpër zyra, janë si Saliu, në prag të burgut.
Asnjëri nuk shkon dot në aeroport të niset për USA, pasi vizat e tyre, pra të gjthsecilit hajdut, nuk pijnë ujë, ka deklaruar Yuri Kim.
Sali Berisha, ishte nisur për burg prej kohësh. I ishin bllokuar llogari bankare dhe shumë prona të tij dhe të familjes së tij.
Në rrugë për burg, që fillon me ‘non-grata’, ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha dhe Berisha nuk u ndanë për së gjalli.

Tundja e ‘non-gratës’, e kishte vrarë për gjithmonë karierën e Lulzim Bashës. Kryedemokrati, i akuzuar për bashkpunëtor të Edi Ramës, tradhtoi veten, Berishën, Edi Ramën, Ilir Metën, dhe gjithë antiamerikanët, tashmë të identifikuar.

Si ngjau kjo që ngjau?

Sot gjithë shqiptarët janë kundër Sali Berishës, por formacionet politike, deputetët dhe pushteti ngjajnë sikur përkrahin mafian, krimin, hajdutët. Nxjerrja jashtë PD-së, u bë pasi Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, nuk e përballuan presionin amerikan. Kjo do të thotë, se Berisha la pas “viktima”.
Ngado, edhe në ekranet e televizioneve, ende diskutohet se Berisha është një “viktimë” e amerikanëve, për të hapur rrugën e ‘Peshqve të Mëdhenj’.

Po, ‘Peshqit e Mëdhenj’ janë pas Berishës.

Shtatori ka ‘Peshq të Mëdhenj’.

Sot Parlamenti ka punë. Ende ka dilema mandati i pistë i Sali Berishës. Votat e PD nuk janë tashmë për Doktorin.

Gjithsesi, ndodhi ajo që pritej, ajo që duhej. Sot nis beteja tjetër, Berisha për burg.

Iku Saliu, po ç’la pas?! /Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu