23.5 C
Tirana
E hënë, 20 Maj 2024
BallinaAktualitetHetoi 99 çështje, dosjet e bujshme të kreut të ri të SPAK,...

Hetoi 99 çështje, dosjet e bujshme të kreut të ri të SPAK, Altin Dumanit. Nga “burgosja” e gjyqtares te “Plumbi i Artë” i vrasësve me pagesë

Date:

Related stories

“I kemi larë duart me Evropën Perëndimore për të paktën një brez” – Lavrov

Rusia nuk do t’i shikojë vendet e Evropës Perëndimore...

Vijojnë bombardimet në Gaza, presidenti Biden bën thirrjen: Armëpushim!

Ushtria izraelite vazhdon bombardimet intensive në Rripin e Gazës,...

Vdiq në aksident/ Kush do ta zëvendësojë presidentin e Iranit? Çfarë parashikon ligji

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij,...

A lobon Edi Rama kuroren si Monark Vlll apo Pasha neo Osman?

Shkruan Kujtim Gjuzi Plasi Kuq e Zia n'Athinë, Milano, Berlin...
spot_img

Altin Dumani është drejtuesi i ri i SPAKut deri në 2025. Ai do të pasojë Arben Krajën, i cili ishte në krye të SPAK-ut për 3 vite. Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi dje mes tre kandidatëve, Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

Dumani fitoi garën me 5 vota pro përballë dy kandidatëve të tjerë, Edvin Kondili që mori 4 vota dhe Adnan Xholin që mori vetëm 1 votë. Për Dumanin, votën pro e hodhën 5 anëtarët: Bujar Sheshi, Zeqir Hoda, Ledina Riza, Eloida Goxhi dhe Arta Mandro. Dumani që mori mbështetjen e shumicës, kishte përkrahje të madhe edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Ndërkohë që qeveria dhe kryeministri Edi Rama mbështesnin kandidaturën e Edvin Kondilit.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, pa dje nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAKut në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pasi mbërriti në ndërtesën e “Polit të Drejtësisë” ajo shkoi në sallën ku po zhvillohej mbledhja për prezantimin e platformave të 3 kandidatëve për kreun e ri të SPAK-ut.

Teksa shmangu gazetarët, ajo u ul në një prej karrigeve në fillim të sallës. Ndërkohë, anëtarët e KLP-së po pyesnin prokurori Edvin Kondili në lidhje me platformën e tij.

Në sallën e KLP-së ndodheshin edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare. Gjatë seancës pati probleme teksa Altin Dumani po prezantonte platformën e tij ku zëri u ndërpre, çka solli reagimin e një prej përfaqësuesve ndërkombëtarë që po ndiqte seancën. Ata kërkuan që problemi me audion të rregullohet për të mundësuar dëgjimin e platformës së Dumanit.

Kryeprokurorin e ri Altin Dumani për tre vitet e ardhshme e pret sfida të mbajë fjalën se gjatë hetimit të të korruptuarve do ketë peshq të mëdhenj dhe se në këtë proces nuk kanë rëndësi emrat.

Si kryeprokuror i SPAK, ai premtoi ditë të vështira për të korruptuarit e niveleve të larta dhe për anëtarët e krimit të organizuar. Si shembull, Dumani solli ilustrimin e barazisë para ligjit. Ai përmblodhi përpara anëtarëve të KLP-së arritjet e tij në 3 vite angazhim në Prokurorinë e Posaçme. Ai përmendi se ka hetuar 99 çështje me 284 persona të hetuar.

Në luftën e grupeve të krimit të organizuar, Dumani u shpreh se ka një kontribut të drejtpërdrejtë pasi është angazhuar vetë me hetime si dhe i ka organizuar ato, për të cilat vijon se kanë qenë të suksesshme dhe ka kërkuar edhe burgime të përjetshme.

Gjatë prezantimit të tij para anëtarëve të KLP-së z. Dumani vuri si “garanci” bilancin e 2 viteve pune si zëvendës drejtues në Prokurorinë e Posaçme. “Megjithëse kam qenë zëvendësdrejtues në SPAK, kam marrë një ngarkesë.

E kam parë si mision detyrën në SPAK, është mision shumë i vështirë. Kam hetuar 99 çështje me 284 persona të hetuar. Kam ushtruar ndjekje penale edhe pse nuk i përkas seksionit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kam ushtruar ndjekjen penale për vepra me natyrë korruptive, për shembull vepra penale që i takojnë korrupsionit në drejtësi ku kam ushtruar ndjekjen penale”, deklaroi z. Dumani.

Ai foli për objektivat në krye të SPAK-ut. “Nëse më jepet mundësi për të qenë drejtues i kësaj prokurorie do të bëhet i mundur ndërtimi i një institucioni sipas vizionit që unë mendoj dhe që ky vizion për ta përmbledhur përmban ndërtimin e një strukture të aftë, që do ushtrojë me sukses ndjekjet penale kundër korrupsionit, apo krimit të organizuar të çdolloj niveli me qëllim që qytetarët e këtij vendi të kenë besim te sistemi i drejtësisë”, deklaroi Dumani.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, ai foli për punën e bërë nga të dyja këto institucione, ndërsa veçoi se ndryshe nga Krimet e Rënda, SPAK-u heton edhe korrupsionin. Pikërisht duke u ndalur tek kjo e fundit, Dumani tha se ajo që e bën më të vështirë hetimin e kësaj vepre penale është fakti se kryhet nga persona që kanë njohuri për ligjin dhe përpiqen të mos lenë gjurmë.

Altin Dumani mbart një karrierë 23-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. Karriera e Dumanit nisi në Sarandë si oficer i Policisë Gjyqësore. Më pas, ai u bë drejtues i Rrethit Gjyqësor Tropojë. Dumani ka punuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranës.

Gjithashtu, që në prej krijimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda ishte pjesë e grupit të prokurorëve dhe 8 muaj pasi ishte pjesë e saj u emërua zv/drejtues në të asaj prokurorie deri në vitin 2007 dhe nga qershori i atij viti, iu besua detyra për të drejtuar njësinë e përbashkët hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Pas 3 viteve në këtë njësi u transferua në Prokurorinë e Apelit Tiranë, ku qëndroi 8 vjet. Fillimisht i profilizuar kryesisht për çështjet e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Me krijimin e Prokurorisë së Posaçme, Dumani iu përgjigj thirrjes së KLP-së për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Dumani u zgjodh një ndër anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, zëvendësdrejtues në Prokurorinë e Posaçme me një vlerësim maksimal nga ana e KLP-së. Dumani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të nxehta në Shqipëri.

Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha. Altin Dumani njihet edhe si prokurori i SPAK që udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 13 persona ditën e sotme mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Enkeleda Hoxha, që lironte të fortët nga qelia.

Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë mënjanë komoditetin e Prokurorisë së Apelit dhe do t’i përkushtohet luftës ndaj krimit. “Lufta ndaj krimit është më prioritare se komoditeti i zyrës”.

Kondili: Unë kam guxim. Nëse zgjidhem, do të kthej besimin te SPAK

Prokurori Edvin Kondili, i cili ishte një prej kandidatëve për kreun e SPAK-ut prezantoi platformën e tij nëse do të zgjidhet në krye të Prokurorisë së Posaçme. Ai deklaroi se aftësia dhe eksperienca e tij për të hetuar dhe përfaqësuar në gjykim çështje penale mjaft komplekse, me një numër të lartë të pandehurish është tregues i plotësimit të standardit që kërkohet. Kondili theksoi se ka guximin, vizionin dhe përgatitjen profesionale për të drejtuar SPAKun.

“Kam aplikuar për të qenë në krye të SPAK-ut pasi mendoj se kam guxim, vizion dhe përgatitjen profesionale për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme.

Nëse do jem drejtues i SPAK do te kem angazhim maksimal që SPAK të jetë shembull i kthimit të besimit te publiku dhe patjetër që do japim kontributin tonë për të qenë pjese e BE-së”, u shpreh Kondili. Prokurori tregoi ndër të tjera edhe veprat penale që ka hetuar gjatë detyrës si prokuror, një detyrë të cilën tha se e ushtron prej 18 vitesh. “Përgjatë 18 viteve në detyrën e prokurorit kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim një numër të madh të çështjeve penale që lidhen me të gjitha veprat që kanë pasur në kompetencë si Prokuroria për Krime të Rënda dhe më pas Prokuroria e Posaçme.

Natyrisht në pjesën e Prokurorisë së Posaçme, më tepër i fokusuar te pjesa e veprave që lidhen me korrupsionin. Për të bërë një përshkrim unë shkurtimisht përmend faktin që veprat panel që kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim, në vlerësimin tim, cilësisht dhe me sukses kanë pasur të bëjnë me veprat penale që lidhen me trafikimin e narkotikëve, trafikimin e armëve dhe municionit luftarak, trafikimin e lëndëve shpërthyese, rrëmbimit të personave, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, vrasjes së punonjësve të policisë, vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, kryerja e veprave penale në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale, përgjithësisht me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, theksoi z. Kondili.

Balkans News
Balkans Newshttp://balkansnews.net
Editor - Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu