Gjykata e Lartë fundos Berishën dhe dhëndrin e tij, cilëson të ligjshme provat e sekuestruara për aferën “Partizani”

0

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e dokumenteve dhe provave për aferën me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Ishte studioja ligjore “Pustina”, e cila ndoqi të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke pretenduar se procedura e ndjekur për sekuestrimin e dokumenteve dhe kompjuterët në këtë zyrë, ka qenë antiligjore.

Dy shkallët e tjera e rrëzuan pretendimin dhe studioja ju drejtua Gjykatës së Lartë, e cila ka vulosur gjithçka, duke quajtur të ligjshme provat të cilat ka siguruar SPAK kundër Sali Berishës dhe dhëndrit të tij.

Ka qenë biznesmeni Fatmir Bektashi i cili në dëshminë që ka dhënë në SPAK, ka treguar se roli i tij në përpilimin e dokumenteve të kompanisë së ndërtimit “Homeplan”, që ngriti 19 kulla banimi tek fusha e ish-kompleksit “Partizani” ka qenë thuajse në hije. Sipas tij të gjitha dokumentet i bënte Andia Pustina, e besuara e Jamarbër Malltezit.

Ndërkohë aktualisht po mbahet në Gjykatën e Posaçme një tjetër seancë, ku Sali Berisha kërkon që të lejohet pjesëmarrja e tij në punimet e Kuvendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu