Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar ditën e djeshme në Kosovë. Një 33-vjeçarit i është hequr nga barku telefoni, pasi katër ditë më parë e kishte gëlltitur atë.
Për rastin njoftoi i pari doktor Skender Telaku, ndërsa në opinion mori vëmendje të madhe. Sesi ka shkuar kjo ndërhyrje dhe a është e rrezikshme gëlltitja e telefonit, doktor Teleku ka dhënë detaje.
Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj, u desht të bëhet gastroskopia me urgjencë, kur hynëm në lukth e pam që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Një pjesë ishte kapaku i përparshëm dhe i pasmi i plastikës, plus bateria brenda. Hyjmë me pajiset që i kemi këtu, njëherë e nxorëm një pjesë, mandej pjesën tjetër, në fund e nxorëm edhe baterinë, nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse ajo pjesë ishte ajur dhe mund të shpërthejë. Mund të lëshojë materie kimike dhe mund t’i shpërthejë zorrët”, deklaroi Teleku.



