Fansat duan ta shohin në skena romantike, Shivai tregon vendimin që ka marrë

0

Aktori indian Nakul Mehta u bë shumë i famshëm në Shqipëri nga roli i Shivait në serialin “Bixhoz me dashurinë” që transmetohej në TV Klan. Së fundmi në një intervistë për mediat indiane, Shivai pranoi se ky serial i dha shumë sukses dhe tani fansat duan ta shohin sërish me një serial të ri romanik.

Mirëpo aktori ka vendosur të eksperimentojë dhe nuk dëshiron të luajë më skena romantike. “Bixhoz me dashurinë ishte një sukses i jashtëzakonshëm por sapo seriali përfundoi doja të eksperimentoja në role të ndryshme.

Fansat e mi janë të rinj dhe duan të më shohin në skena romantike, por unë dua një histori ndryshe. E kuptoj që fansat duan të më shohin në atë zhanër por unë dua të eksperimentoj”-u shpreh aktori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu