“Na bërtasin në rrugë”, Kemal dhe Mesude në telashe për shkak të rolit të tyre

0

Seriali “Lule të vetmuara”, ka patur një sukses shumë të madh në TV Klan dhe historia e vajzave të jetimores ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Si në çdo serial, edhe tek “Lule të vetmuara” ka personazhe negativ e një prej tyre është Kemali, njerku i Ejlylit. Një tjetër personazh që publiku nuk e pëlqen është edhe nëna e Ejlylit, Mesude.

Dy aktorët që luajën Kemalin dhe Mesuden kanë treguar se për shkak të rolit të tyre marrin shumë komente negative. Madje aktorja e cila luan Mesuden, Derya Artemel tregoi se një ditë një burrë i kishte bërtitur nga xhami i makinës. Aktorja u shpreh: “Përballem çdo ditë me këtë gjë. Teksa po i jepja makinës, një burrë u zgjat nga xhami i makinës së tij dhe tha Mos e shqetëso me Ejlylin.

Disa bërtasin, nevrikosen dhe të tjerë e shprehin inatin në rrjete sociale”. Ndërsa aktori i cili luan rolin e Kemalit, Cansu Firinci tha: “Kemali është një i sëmurë. Me sjelljen e tij ndaj grave ai më fut tmerrin. Gratë nuk duhet të heshtin në raste të tilla”. Në fund aktorët sqaruan për publikun se ata po luajnë rolin që u jepet dhe në jetën reale nuk janë aspak të tillë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu