Episodi i parë i serialit ‘Lule të vetmuara’/ Ejlyl braktiset në jetimore nga e ëma

0

Të hënën nis në TV Klan telenovela më e re turke “Lule të vetmuara”. Ejlyl është një vajzë e re 16-vjeçare e cila jeton me nënën shtatzënë, njerkun dhe motrën e vogël. Ejlyl e ka humbur babain vite më parë. Një mëngjes njerku e ngacmon seksualisht Ejlylin.

Nëna e saj e vë re se diçka ka ndodhur por hesht. Ejlyl shkon në shkollë duke qarë dhe i tregon shoqes së saj të ngushtë. Ajo e këshillon Ejlylin t’i tregojë të ëmës por Ejlyl ka frikë se nëna nuk do e besojë. Një komshie e kritikon nënën e Ejlylit për faktin që është martuar sërish dhe i thotë të bëjë kujdes. Në darkë Ejlyl vendos t’i tregojë nënës çfarë ka ndodhur dhe i lutet ta largojë njerkun nga shtëpia.

Nëna i premton Ejlylit se do gjejë një zgjidhje. Në mëngjes ajo e çon Ejlylin në jetimore me justifikimin se nuk dëshiron ta rrisë pa baba foshnjën që ka në bark. Ejlyl tronditet nga vendimi i të ëmës dhe i lutet të mos e lërë në jetimore. Nëna i premton Ejlylit se do e marrë sërish një ditë. Në jetimore Ejlyl njihet me tre vajza të cilat qëndrojnë në të njëjtën dhomë me to. Vajzat quhen Songyl, Kader, Meral dhe bëhen menjëherë mikesha me Ejlylin. Meral i jep telefonin e saj Ejlylit për të folur me familjen por Ejlyl e mbyll sapo dëgjon zërin e të ëmës. Çfarë do të ndodhë me Ejlylin dhe jetën e saj të re në jetimore? Na mbetet ta mësojmë në episodet e reja në TV Klan çdo pasdite./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu