Edi Rama: “Nuk keni dëgjuar që është një Altin Dumani…”

0

Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka komentuar sërish pavarësinë e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka ritheksuar se është Partia Socialiste ajo e cila ka ndërmarrë reformën në drejtësi dhe se kjo është një ndër hallkat më të rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane.

Duke u distancuar nga të gjitha akuzat që qeveria kontrollon Prokurorinë e Posaçme, Rama u shpreh se ata ia kanë dorëzuar “shpatën” dhe është në duart e tyre që të vendosin drejtësi.

“Këtu janë vrarë njerëz, nuk keni dëgjuar që është një Altin Dumani që i thirri këta. Kur këtu janë vrarë njerëz në protestë, i pari qeverisë u dha urdhër policisë i tha mos i zbatoni urdhrat e prokurorisë. Nuk u zbatuan urdhrat, a e imagjinoni sot të ndal urdhrat e prokurorisë të Altin Dumanit unë? Nuk i imagjinoni dot vetëm për arsye sepse ne e kemi ndarë mendjen t’i japim këtij vendi një drejtësi të pavarur. Jemi ne që e kemi ndërmarrë reformën në drejtësi dhe e kemi shkruar në program. Është për të ndëshkuar më të fortët dhe prandaj ata që thonë socialistët janë nëpër burgje, na marrin të keqen. Ata që përballen me drejtësinë janë me gishtat e dorës, ne që luftojmë për drejtësinë mund të bëhemi ndoshta dhe 1 milion”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu