E lumtur dhe e dashuruar “Damlla” e “Mos ma lësho dorën” me të dashurin e saj…

0

Buse Meral është njëra ndër aktoret turke e cila aktualisht po pëlqehet shumë te ne. Ajo me rolin e saj në serial i ka bërë shumë fansa për vete.

Në mesin e shumë aktorëve që po luajnë në serialin “Mos ma lësho dorën” është edhe aktorja Buse Meral, në rolin e ”Damllës”.

Me këtë rol aktorja 20 vjeçare luan rolin e një vajze, e cila e kundërshton babain e saj për ta ndjekur ëndrrën e jetës.

”Damlla” gjithashtu është e përfshirë edhe në aksidentin e ”Xhenkut” të cilin e pësoi në ditën e dasmës.

Në jetën reale ”Damlla” është në lidhje dashurie qe tri vjet, mirëpo ajo është treguar misterioze saç nuk ka zbuluar shumë për jetën e të dashurit, madje ajo nuk ka treguar as emrin e tij për fansat.

Por, në Instagram publikimi i fotografitë me të dashurin janë të shpeshta.

Aktorja kështu ka vepruar edhe sot, ajo në Instastory ka hedhur një fotografi të bukur ku shfaqet e lumtur pranë të dashurit, i cili shihet duke e puthur në faqe.

Buse ka përfunduar shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike të Anadollit, kurse aktualisht është duke studiuar për aktrim në Qendrën e Artit Müjdat Gezen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu