Dumani: Disa dosje s’i hetojmë dot me policinë e shtetit! Ka funksionarë të lartë që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar

0

Kreu i SPAK tha se për disa dosje nuk mund të bashkëpunojë me policinë e shtetit pasi po hetojne efektivë, madje me funksione të larta që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar.

Krijimi i një nukli të oficerëve të policisë gjyqësore në policinë e shtetit ku mund të adresojmë procedimet tona mund të bëhet por ne bashkëpunojmë me strukturë të posaçme me drejtorinë e policisë së shtetit. Por janë një kategori çështjesh që ne nuk mund ti hetojmë me policinë e shtetit, sidomos ata kur përfshihen punonjësit e policisë së shtetit. Hetimet tona kanë treguar që eksponentë të policisë së shtetit, madje me funksione të larta kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar, referuar dhe cështjeve që kemi hetuar, dhe çështjeve që kemi në hetim e sipër. Janë një kategori çështjesh që ne hetojmë ekskluzivisht me BKH-në. Patjetër që bashkëpunojmë me policinë dhe kemi bashkëpunim të ngushtë” tha Dumani para KLP-se.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu