Djali i tyre feston ditëlindjen, bashkëshortja e “Osmanit” i bën dedikimin më emocionues

0

Vogëlushi i Burak Ozçivit dhe Fahriye Evçen, feston sot ditëlindjen. Karan erdhi në jetë një vit më parë duke i bërë shumë të lumtur çiftin e aktorëve. Në 1-vjetorin e lindjes së Karanit, Fahriye Evçen ka publikuar një dedikim shumë emocionues ku shpreh ndjenjat e saj prej nëne me fjalët më të bukura.

Dedikimi i aktores: “Karani im, qeshja jote është zëri më i bukur që kam dëgjuar në jetën time, aroma jote është aroma më e mirë që kam nuhatur, fytyra jote është më e ndritshme se yjet në qiell dhe se dielli. Ylli im polar. Kur ti qesh, brenda meje lulëzojnë lule, kur ti lëndohesh, një gjemb më shpon në zemër.

Ti je pjesë e zemrës time. Qofsh gjithmonë mirë Karani im. Dhe dije se unë do të jem gjithmonë pranë teje. Kurrë më parë nuk ka qenë më kuptimplotë fjalia: Gëzuar ditëlindjen biri im”./revistawho.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu