Demokracia nuk mund të reduktohet në parimin e shumicës…

0
Shkruan Zef Ndreka
Rëndom, dëgjojmë se demokraci është shumica.
Aspak nuk është e vërtetë. As në rendet e vërteta demokratike.
Në vendin tonë jo e jo. Edhe pse ka shumicë dhe pakicë përfaqësuesish në parlament.
Nisur nga kjo, në situatën politike ku gjëndet sot Shqipëria, me opozitë të coptuar e të përçarë disa pjesësh në mënyrë të pariparueshme për një bashkim të mundshëm,(për faje të lidërve që mbajnë peng për interesa përsonale e familjare me metodat berishiste formacionet e tyre politike, konkretisht Rithemelimi dhe PD-ja zyrtare), kanë në fokus luftën mes tyre:
– cila është shumicë?!
– cila është zyrtare, në kuptimin e përfaqësimit?!
Po të shikosh manipulimet e mediave vizive të blera e të paguara me paratë e korrupsionit, të krijohet përceptimi se shumicë në opozitë është Berisha, ndërsa pakicë është PD-ja zyrtare!
Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe do e analizoj.
Së pari duhet theksuar, nuk ka asnjë matës apo tregues apriori që përcakton apo ndan me thikë pakicën apo shumicën e demokratëve që mbështesin respektivisht këto grupime.
I vetmi tregues, por edhe ky nuk është i qartë për momentin, është numri i votave.
Në harkun e tre viteve, janë bërë tre palë zgjedhje lokale, njëe plotë dhe dy të pjesshme. Me 6-mars 2022, zgjedhje në 6-bashki të vendit, pra zgjedhje të pjeshshme të cilat as nuk mund të konsiderohen si tregues i qartë përfundimtar, Rithemelimi mori një bashki me ndihmën e Ramës dhe të tjerat u fituan thellë nga PS-ja.
Por numri i votave të demokratëve të Foltorës dhe PD-së ishin të barabartë në këto zgjedhje. Sepse PD-ja hyri e vetme, ndërsa Berisha me foltorën hyri në koalicion me LSI, me PDK, me PR, me PA, me LZHK etj.
Më pas, në zgjedhjet vendore të 14-Majit të 2023, përsëri Berisha i mori nën sqetull tërë partitë satelite të tij dhe morën vetëm 6-bashki!
Ndërsa PD-ja zyrtare, pa kryetarë, pa kandidatë mori rreth 105 mijë vota!
Nuk po zgjatemi me Bashkinë Kukës, ku megjithëse e kishte në favor për shkak të ngjarjes së bujshme që kish ndodhur, Berisha rikonfirmoi humbjen skandaloze të radhës.
Tashmë kalimi mekanik i deputetëve apolitik nga grupi i PD-së tek Rithemelimi, nuk ka asnjë efekt elektoral. Ai bashkim, ndikon vetëm në Kuvend, edhe për aq kohë sa ka mbetur, si edhe për të ruajtur kuotat e tanishme Rithemelimi.
Kështu, shumicë apo pakicë, mbetët për tu parë në zgjedhjet e radhës, këtë vit apo në 2025.
Gjithsesi demokracia nuk duhet dhe as mund të reduktohet në parimin e “shumicës”, megjithse kjo është relative.
Berisha dhe foltoristët thonë jemi shumicë, por kjo është e paprovuar, është përceptim.
Demokratët dhe qytetarët shqiptarë janë të pakënaqur dhe të lodhur, si nga varësia e krijuar nga dhuna dhe lajmet për pasojat e luftës brënda llojit.
Demokratët dhe qytetarët me çfarë kanë parë e dëgjuar, e kanë arritur “ngopjen”.
E rëndësishme është që demokratët e vërtetë, duhet të vazhdojnë të jetojnë pa u shqetësuar shumë për fatin përsonal apo të familjes së dikujt, edhe pse hiqet lidër. Mbarë demokratët do të duhet të kërkojnë mënyra të tjera për të negociuar mes veti e për bashkëjetesë mes dallimeve kulturore me mënyra të mundshme të “paqësimit”.
Edhe pse në opozitë, pra pakicë, demokratët në dy krahët e saj, duken aq krenar për “vlerat” e tyre, sa nuk mund ti rendis të gjitha ato.
PD-ja zyrtare, për tu rritur dhe për të zënë vendin që i takon, duhet ti japë më shumë përmbajtje jetës së brëndshme, ideve, veprimeve e aksioneve të demokracisë për ta bërë atë më magjepsëse për elektoratin që ende nuk i beson:
– do të duhet të konkurrojë me autokracitë që përçajnë demokratët dhe popullin, dhe nxisin krenaritë fallco nacionaliste populiste.
– do të duhet të mbështesin sovranitetin e qytetarëve dhe të drejtat e tyre politike dhe sociale.
Demokracia nuk mund të reduktohet në parimin e shumicës. Kjo do të thotë t’u jepet hapësirë ​​të drejtave të punonjësve, të qytetarëve, të luftohet për t’iu ofruar shërbim shëndetësor universal dhe të aksesueshëm, të sigurohet që arsimi shkollor të përgatit qytetarët për pjesëmarrje të plotë sociale, duke i bërë rrugët, shtëpitë dhe jetesën të sigurt e kështu me radhë.
Në demokraci ka përmbajtje etike, jo vetëm të ndalura. Konkurrenca e vërtetë kundër berishizmit dhe izm-ave të tjerë autokratike, vjen vetëm me dëshminë e këtyre vlerave, që PD-së zyrtare për momentin i mungojnë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu