“I çmenduri” shikon ëndërra…

0
Shkruan Zef Ndreka
Socialistët dhe Berisha e morën në qafë Ilir Metaj-n.
Kjo ka ndodhur pasi ai ishte vertetuar se paguhej 500 lekë në muaj nga ish sigurimi i shtetit, për të spiunuar shokët e shkollës dhe jo vetëm ato.
I vetë ofruar si spiun që në moshën pas pjekurisë, Ilir Metaj ishte kontingjenti i gatshëm për ta angazhuar në politikë dhe për tu përdorur.
I pari, padyshim që i bëri skanerin peshëngritësit ishte Berisha, i cili pasi e studioi dosjen e tij, e stimulonte ndër socialistët kinse si kundërshtar.
Dhe PS-ja gaboi në përzgjedhjen e Ilirit në të gjitha drejtimet.
Së pari, e bëri deputet duke çelur faqen e parë të librezës së punës së tij: Deputet.
Më pas Kryeministër, zv/kryeministër, Ministër i Jashtëm, Ministër i Energjetikës, Kryetar Kuvendi, dhe e mbylli President.
Pra, asnjëherë nuk i ka thënë askush puna e mbarë, ashtu siç normal duhet të nisë karriera edhe profesionale edhe politike.
Postet e marra politikisht dhe lëvizjet e shumta sa në njërin krah në tjetrin, krijimi i partisë private LSI e më pas të kthyer në PL, i ngritën mendjen se pa të, nuk bën përpara Shqipëria.
Por akuzat që e rrethojnë për mëkatet e 32-viteve, e kanë tjetërsuar dhe e kanë dëmtuar mendërisht.
Është fare e qartë, si Ilir Metaj ka pësuar çrregullime të theksuara përsonaliteti.
Në çdo dalje të ditëve të fundit, e tregon qartë atë.
Asnjë i çmendur nuk e pranon se është i çmendur, ashtu siç asnjë i dënuar nuk e pranon fajësinë.
Deliri i madhështisë, dosja e ish Sigurimit famëkeq të Shtetit, Sali Berisha dhe PS-ja e kanë marr në qafë këtë njeri që u bë hajdut që në rininë e tij dhe shpiku % e korrupsionit me paratë e buxhetit të shtetit.
Veç të tjerave, tani Metaj vuan edhe nga sëmundja e pangopshmërisë. Nuk shpëton dot prej saj.
Megjithëse thirret hera herës nga SPAK-u, për të dëshmuar për korrupsionin, ai shikon akoma ëndërra të ribëhet Kryeministër dhe President.
Këto ëndërra ai i tregon me shumë krenari, pikërisht se ka akoma besim tek Berisha dhe jo se është çmendur…
Ka edhe politikanë të tjerë që shohin ëndërra, ashtu siç ka edhe në parlament deputetë që e kanë të shënuar të parën punë në librezë: deputet/e!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu