Braktisësi dhe i braktisuri Berisha

0
Shkruan Zef Ndreka
Deri para një viti e gjysëm, kisha nje ide dhe bindje se Berisha është politikan! Madje politikan rrace.
Megjithse, në të gjithë lëvizjet dhe veprimet e tij, ka qënë i ndihmuar dhe këshilluar nga aleatët tanë dhe veçanërisht nga SHBA-të, Berisha i kapi majat. Por sa herë ai nuk dëgjonte dhe nuk bashkëpunonte me aleatët, diçka do të ndodhte në vëndin tonë.
Humbja e zgjedhjeve të para lokale dhe më pas të referendumit ku Berisha nuk u bë dot perandor, e bëri atë jo vetëm bishë politike. Me argumentin se po lufton komunizmin, Berisha goditi opozitën, vodhi votat, acaroi marrëdheniet me SHBA-të dhe Europën.
Futi Shqiperinë në Konferencën Islamike dhe theu embargon e vendosur Millosheviçit. Ndërtoi piramidat dhe i mbështeti fort ato. Hapi depot ushtarake, armatosi popullin mbarë.
Shkatërroi shtetin, e uli në gjunj dhe u vranë me dhjetra mijra vetë.
Këto, Berisha i bëri në kokë të vet.
Dobësoi shtetin me prishjen e demokracisë, me minimin e sistemait të drejtësisë dhe korrupsionit galopant të qeverisë së tij.
Në vitin 2013, u dënua nga populli me mbi 1 milioni vota kundër.
Në vitin 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli non grata familjarisht.
Kjo damkë e egërsoi më teper bishën komuniste.
I zgjoi ndjenjat e dikurshme kundër Imperializmit Amerikan, dhe filloi luftën kundër tyre me foltorën e tij, duke dhënë idenë se është PD-ja antiamerikane që do e mbrojë. Perfshirja e PD-së në proçesin e tij, është krimi më i madh i Berishës kundër demokracisë dhe demokratëve.
Nisja e betejes së tij përsonale e familjare, e ndau, e coptoi dhe e dobësoi PD-në.
Grupi i qëndrestarëve mbështeti politikën pro amerikane, ndërsa grupi tjetër i foltorës mbështeti kalanë mbrojtëse të Berishës.
Protesi i gënjeshtër i foltorës për demokratizimin dhe forcimin e PD-së, rezultoi mashtrim për demokratët.
Së fundit, Berisha po bën edhe atë të fundit që i ka mbetur: po trafikon votat e djathta të demokratëve drejt partisë së spiunit Metaj.
Kështu, Berisha e zgjodhi vetë rrugën e braktisjes.
Ai sot është braktisësi i madh i demokratëve dhe i braktisuri i madh prej tyre…
14 Maji do e tregojë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu