Bixhoz me dashurinë/ Doktoresha gënjen familjen Oberoi, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Doktoresha i tregon familjës që fëmija është mirë. Të gjithë gëzohen. Gori habitet si ka mundësi. Doktoreshës i ka treguar Bavja që Gori nuk është shtatzënë dhe i ka kërkuar ta ndihmojë. Halla zihet me Pinkin pasi kjo e fundit mendon se halla po tregohet posesive me Gorin. Halla akuzon Pinkin se është xheloze pasi fëmija i Omit do jetë trashëgimtar i familjes. Pinki i thotë se nuk dihet çfarë ndodh derisa të lindë bebi. Om siguron Gorin se asgjë nuk do ndodhë.

Mamaja e Ragnit dhe vëllai i saj Samar kërkojnë të dinë çfarë plani ka Ragni. Ajo i thotë se së shpejti do bëhet zonja Oberoi. Pinki ka vënë re një ndryshim tek Shivai që pas largimit të Anikës dhe i kërkon atij të jetojë jetën. Shivai është aq i dëshpëruar sa kërkon të vdesë. Shoqja e Anikës do fejohet por i dashuri e kërcënon se do vrasë veten. Ajo i kërkon Anikës të veshë fustanin e saj të fejesës. Anika lexon në gazetë për lidhjen e Shivait dhe Ragnit. Komisioneri informon Bavjan se Sultan ndodhet në Indi dhe i kërkon varësen. Rudra vihet në shënjestër të snajperit. Bavja e shpëton. Gori ka neps dhe i kërkon Omit ushqim nga qyteti i saj Bareli. Om thotë se do bënte çdo gjë për fëmijën e tij./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu