Bija ime/ Xhemal del nga burgu dhe zbulon diçka për Asunë, ja ç’do ndodhë nesër

0

Xhandan dhe Demir me Ojkyn jetojnë së bashku. Xhemal del nga burgu dhe mëson se Xhandan dhe Demir janë martuar. Xhemal nuk ndalet dhe sërish kërkon hakmarrje. Demir i tregon Xhandanit dhe Ojkysë që do kërkojë punë.

Xhandan i ofron Demirit të punojë si asistent në klinikën e saj. Demir ofendohet nga oferta e Xhandanit dhe nuk pranon. Ojky mendon se Ugur ka frikë nga Xhandani por ai e mohon. Ugur detyron Ojkyn të presë bashkë me të Sevgin. Ugur kujdeset për Ojkyn që t’i lë përshtypje Sevgit. Sevgi e refuzon Ugurin.

Demir takon doktorin dhe i tregon shqetësimet e Ojkysë. Ugur nuk heq dorë nga Sevgi. Ajo pranon të dalë me të. Asu i ka lënë një letër Xhemalit ku shkruan se nuk i ka treguar një të vërtetë. Nëna e Ugurit insiston që ai të martohet me Ymranin. Ojky zë morra. Xhandan kujdeset për të dhe Demirin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu