Bija ime -Xhandan mëson se Demiri e mashtron, ja ç’farë do të ndodhë të hënën

0

Ojky i qëndron ftohtë Demirit dhe ai e kupton që ajo ka diçka. Ojky i thotë Demirit se e mori malli për të. Demir me Ojkynë dhe Ugurin gatuajnë bashkë. Xhandan shkon në shtëpinë e Demirit dhe Ugur detyrohet të dalë nga dritarja. Në mbrëmje Demir dhe Ugur shkojnë të kryejnë punën. Ojky qëndron me Xhandanin.

Demir vjedh një unazë të shtrenjtë dhe mbaron punë pa u kapur. Ai shkon vonë në shtëpi dhe e gjen Xhandanin duke fjetur. Demir i ofron Xhandanit të qëndrojë por ajo largohet. Demir i premton Ojkysë se do shkojë në panair. Nëna e Ugurit fton në shtëpi Xhandanin. Demir bën pazar vetëm. Ojky shkon në panair me Ugurin dhe Ilajda tallet me të. Ojky pret për Asunë dhe Demirin por asnjëri prej tyre nuk shkon në panair.

Demir mëson se ka dalë përgjigja e analizave të ADN. Xhandan shkon në shtëpinë e Ugurit dhe nëna e tij i tregon një foto. Ajo mëson se Demir dhe Ugur janë shokë të ngushtë. Xhandan kupton që Demir e ka mashtruar gjithë këtë kohë. Ajo shkon tek Xhemali dhe kërkon që ai t’i tregojë të vërtetën për Demirin. Demir merr përgjigjen e analizës ADN por nuk ka guxim ta hapë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu