Banorët nuk i besojnë Edi Ramës dhe milionerëve të tij: Më mirë në arkivol sesa në hotele. Kryeministri përpiqet t’i bindë…

0

Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, Thumanë, e Krujë kanë nisur prej dje që të akomodohen nga autoritetet shtetërore në hotele luksoze.

Mirëpo, përpos instistimit të vetë kryeministrit Rama dhe autoriteteve shtetërore, banorët nuk pranojnë të lënë çadrat sepse nuk kanë besim të siguria e hoteleve, por dhe nuk duan të lëtë atë çfarë ka mbetur nga banesat e dëmtuara sepse kanë frikën e hajdutëve.

“Unë më mirë shkoj në arkivol sesa në hotel. Çdo kërkoj në katin e 11 të hotelit. Vajta sot se kam një njeri invalid në shtëpi, shkova vetëm prej atij”, i ka thënë një prej banorëve Ramës. Ndërkohë, kryeministri ka insistuar që ata të zhvendosen që nesër në hotele pasi ato janë të kontrolluara dhe mund t’i rezistojnë edhe një tërmeti të ngjashëm si ai i 26 nëntorit, nëse ndodh sigurisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu