Ardian Dvorani, monstra e keqe e diktarturës, pleh i Komunizmit, shqiptarët e urrejnë

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ka bërë thirrje opozitës që të mos votojë Dvoranin si kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Murrizi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale është shprehur me ton të ashpër se drejtësia në Shqipëri duhet të shpëtojë nga plehrat e fundit të komunizmit të cilat duhet të qerohen nga të gjitha sferat e jetës.

Ndër të tjera ai tha se drejtësia nuk duhet të ketë më në krye të saj kushërinj, familjarë, motra, vëllezër, kunetër e baçanakë të deputetëve të PS.

“Nëse ndonjë Deputet i opozitës do të votojë këtë ish-hetues të komunizmit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një turp për atë mandat që mban.

Drejtësia nuk duhet të ketë plehrat e fundit të regjimit komunist në krye të saj edhe sot 32 vite pas rënies së atij regjimi bastard.

Shqipëria do të marrë frymë lirisht dhe do të shpëtojë njëherë e mirë kur të qërohen nga politika, drejtësia, media dhe administrata fundërrina të atij regjimi që kanë mbi shpinë mëkate të pashlyera.

Sidomos kur janë edhe ish-spiunë të sigurimit dhe militantë të thekur të enverizmit.
Mjaft më me kushërinj, familjarë, motra, vëllezër, kunetër e baçanakë të deputetëve të PS, në krye të kësaj drejtësie ku shqiptarët presin me të drejtë shumë më shumë.

Askush nuk duhet të marrë pjesë në votim për Dvoranin ish -hetuesin famëkeq të Shkodrës në vitet 1988-1991 nga deputetët e opozitës.
Ndryshe do të jeni para opozitarëve më të pistë se vetë kategoria e këtyre mostrave”,  ka shkruajtur Murrizi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu