19.5 C
Tirana
E dielë, 19 Maj 2024
BallinaPakategoriAntiamerikanët: Ish -kryeprokurori Adriatik Llalla në spital, gjyqi vazhdon, po mashtrojnë Amerikën

Antiamerikanët: Ish -kryeprokurori Adriatik Llalla në spital, gjyqi vazhdon, po mashtrojnë Amerikën

Date:

Related stories

spot_img

Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit bëri të ditur të enjten se vendimi për ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla do të jepet me 22 shtator.

Më herët Gjykata e Shkallës së parë e kishte dënuar me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, zotin Llalla, pasi e gjeti atë fajtor për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Paralelisht gjykata vendosi dhe konfiskimin e disa pronave të tij, të vëna paraprakisht nën sekuestro.

Në seancën e të enjtes zoti Llalla nuk u paraqit, pasi sipas avokatit të tij, ish kryeprokurori ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Avokati paraqiti tre kërkesa, ose shpalljen e pafajësisë, ose rikthimin e çështjes në gjykatën e shkallës së parë me një tjetër trupë gjykuese, ose në rast dënimi, mosekezkutimin për shkak të situatës shëndetësore.

Ndaj zotit Llalla Prokuroria e posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka ngritur dyshime rreth disa pronave të patundhmse dhe transaksioneve të kryera me to, si dhe mbi dy pagesa që ish kryeprokurori ka kryer në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara për familjarët e tij.

Avokati i ish Prokurorit të përgjithshëm, deklaroi sot se sipas tij procesi hetimor dhe gjyqësor ndaj zotit Llalla, ishte i paragjykuar, arbitrar dhe i njëanshëm.

Ai këmbënguli se akuza për fshehje pasurie nuk qëndron dhe se për këtë kishte paraqitur disa dokumente, mes të tjerash dhe një pjesë të mbërritura nga SHBA-të, të cilat sipas tij provojnë se faturat e spitalit ku bashkëshortja e zotit Llalla, lindi fëmijën e tretë, janë paguar nga një shtetas amerikan.

Llalla ishte i pari ish zyrtar i lartë nga Shqipëria ndaj të cilit Departamenti amerikan i Shtetit mori në vitin 2018, vendimin për të t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Pas tij në listë u përfshi dhe ish deputeti Tom Doshi, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit Vanghush Dako e së fundi dhe ish kryeministri Sali Berisha.

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu