Shkruan Sokol Pepushaj
Që kur erdhi FBI Amerikane në fshatin tonë, përveçse hapi gazetën e vet në një rrjet social ku shkruanin anonim “spiunët”, nuk ju shmag as formatit konvencional, atij rregulli të përbotshëm, ku lajmi që nuk kontestohet, pranohet.
Në fakt, revista amerikane “Forbes”, ende nuk njeh një emër miliarderi shqiptar ndër 2668 që ka Bota, por ama, Pamfleti pa mëkate i ironisë shoqërore, i njohur si Forbesi i fshatit, shkund e tund kohët moderne, turpëron publikisht të pasurit e Globit me fiset e njohura të 4 Klaneve Mafioze dhe 20 familjeve kriminale.
Se të gjithë e dinë që aristokracia e korrupsionit, ka prodhuar shumë sheikë.
Ishin kohë të bukura ato, kur Monika Kryemadhi, njëra ndër femrat VIP të jetës luksoze dhe ligj-bërëses lëvizëse sa djathtas- majtas, sa para- pas, paguante mediat mediokre që t’i bëjnë reklamë vilës së maces Sasha me 12 banjo.
Botërisht, Monika është çmendur.
Një e çmendur në Parlament, nuk do të ishte lajm, pasi çdo fshat e ka një budalla, por boshllëku i frikshëm është plot të çmendur, sa ngatërrohen me njëri- tjetrin rrugës për në SPAK e tallen me viktimat.
Ilir Beqja, para togave të zeza, bëri me faj Forbesin e fshatit që i ka publikuar pasuritë, u betua se edhe në u dënoftë me burg për jetë, nuk e tradhëton as partinë që këto kohë ka luajtur nga fiqiri, as Edi Ramën, që Charles McGonigal, vëlla Olsi dhe Aleksandër Soros, i kanë dëmtuar edhe ekuilibrin mendor.
Trokitja në derë të dyshimit, ndryshon nga leximi i karikaturës së vetvetes.
Vërtetë, sponsorët e stolive sorosiane, kanë të drejtë që për të qetësuar disi zemërimin popullor, të nxjerrin nga çmendina ca kurbanë që sakrifikojnë për Edi Ramën.
Bie apo nuk bie Edi Rama, kjo nuk e ndryshon diçiturën tonë, se fajin pse na janë çmendur të pasurit, nuk e ka Forbes-i i fshatit tonë, po Amerika që i di të gjitha hajdutëritë e pazaret e 34 viteve.
Ata nuk janë këtu për të gjuajtur flutura nëpër pemishten e Bablokut, por të vrasin luanët që fatmirsisht janë çmendur e po kafshojnë njëri-tjetrin.
Ikin vetë këta, mjafton t’u ndërtosh një çmendinë të përbashkët./Pamfleti