Ambasadori Gonzato “Nuk mund të rrija pa ardhur vetë në Shkodër”

0

Gjyqësori në fokus sjell në Shkodër ambasadorin e BE-së.

Shkruan nga Shkodra Arben Lagreta

Funndjava që sapo u mbyll solli të premten pasdite në Shkodër Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato për të asistuar në përmbylljen e Projektit “Gjyqësori në fokus” të financuar nga kjo prezencë e BE-së që ai kryeson. Konsorciumi zbatues i këtij projekti udhëhiqej nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL) pjesë e të cilit ishin edhe Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Qendra për Fuqizim Ligjor (CLE) në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Aktivitetin e hapi Menaxheri i këtij projekti Ardian Dhima i ISPL ndërsa fjalën e mirëseardhjes e mbajti Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof. Dr. Rajmonda Kcira.
“Nuk mund të nisesha menjëherë nga Tirana sepse kisha disa impernjime të pashmangshme sot paradite. Por në të njëjtën kohë unë nuk mund që të rrija pa arshur vetë në Shkodër për të asistuar në përmbylljen e këtij projekti të rëndësishëm si dhe në shpërndarjen e certifikatave të pjesmarrësve të trainuar gjatë 6 muajve të fundit” theksoi ndërmjet të tjerash në fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, diplomati italian Silvio Gonzato i cili duke u ndalur edhe më tej demonstroi se kishteb treguar edhe më përpara një interesim të vecantë për të qenë prezent në kryeqendrën veriore, Shkodër.
Përvec lektorëve të drejtësisë dhe lektorëvë të tjerë të këtij projekti si Mërkuri, Brunilda Lilo etj, dhe studentëve të drejtësisë të këtij universiteti ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medias që morën pjesë gjatë trainimeve cilësore dhe intensive të nisur që nga muaji tetor i vitit që shkoi.
Ndërkohë pas fjalës përshëndetëse të Ambasadorit Gonzato u kalua në pyetje në formë bashkëbisedimi me të ku studentët, pjestarët e shoqërisë civile dhe gazetarët e pranishëm patën rastin që të komunikonin me të dhe në të njëjtën kohë t’i drejtonin edhe pyetje nga më të ndryshmet të cilave 1-shi i Bashkimit Europain në Shqipëri iu përgjigj megjithatë pa komplekse.
Ndërkohë, në përfundim të bashkëbisedimit dhe përgjigjes së pyëtjeve nga Gonzato aktiviteti vijoi me trainimin e fundit me ekspertët Sajmir Dautaj dhe Albana Tushe.
Eksperti Sajmir Dautaj foli për parimin e transparences se gjykatave, standartet ndërkombëtare si dhe kuadrin ligjor dhe strategjik në fuqi në Shqipëri duke u ndalur konkretisht në monitorimin e seancave gjyqësore dhe ecurinë e mbajtjes dhe disponueshmërisë së procesverbaleve në procesin administrativ dhe penal.
Kurse ekspertja Albana Tushe lektroi për monitorimin e së drejtës për akses në vendimet dhe praktikat e Gjykatës së Lartë nga palët në gjykim dhe palët e interesuara, temë e cila shënoi edhe mbylljen e këtij aktiviteti.
Përfituesit e këtyre aktiviteteve janë OSHC-të, studentët e drejtësisë, gazetarë e aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile të qarqeve Tiranë, Durrës, Shkodër e Vlorë, si nëpërmjet konsultimit të publikimeve online e fizike, ashtu edhe nëpërmjet trajnimeve të kryera. Aktivitetet e trajnimit “Transparenca në Gjykata” përmbyllin të gjithë serinë e trajnimeve të planifikuara, të nisura që në tetor 2023, gjatë të cilave janë ezauruar temat “Aksesi në Drejtësi dhe Gjykimi i Drejtë”, Integriteti Gjyqësor” dhe “Meritokracia në Karrierën Gjyqësore”. Në këtë kuadër janë kryer gjithsej 53 raunde trajnimesh në të katër qarqet së bashku me një pjesëmarrje mesatare prej mbi 380 pjesëmarrësish, prej të cilave 7 raunde trajnimi me studentët e drejtësisë të Universitetit Luigj Gurakuqi. Trajnimet në kuadër të këtij projekti janë ideuar si një program akademik dhe janë zhvilluar nga profesionistë të lartë të drejtësisë, me njohuri të thella mbi kuadrin ligjor dhe funksionimin e gjyqësorit shqiptar. Grupet e shënjestruara në aktivitetet e trajnimit kanë përftuar tashmë njohuri të mjaftueshme për të ndërmarrë aktivitetet e tyre të monitorimit mbi respektimin e standardeve të performancës gjyqësore në juridiksionet e tyre gjyqësore mbi temat e përfshira në trajnimet e marra.
Tregues të performancës së gjykatave në drejtim të transparencës, të cilët janë të mbarsur me problematika në praktikën shqiptare, të tillë si njoftimi i palëve, vënia në dispozicion të tyre i procesverbaleve, publikimi i vendimeve gjyqësore brenda afateve ligjore, publikimi i plotë dhe i lehtë për tu kërkuar online i kalendarëve të gjykimit, statusit të procedimeve dhe vendimeve gjyqësore, etj., ishin këto në mënyrë të përmbledhur objekt i trajtimit në 2 temat e këtij aktiviteti.
Ndërsa në mbyllje organizatorët bënë edhe shpërndarjen e certifikatave të pjesmarrësve në këtë cikël të gjatë trainimesh në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu