Abazoviç deklarohet se Mali i Zi do mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së

0

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka uruar Kosovën për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abazoviç thotë se aplikimi ishte një akt historik për Kosovën

Ai theksoi se Mali i Zi do e mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane. RK do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së!”, shkroi Abazoviç në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë, vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian,  aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Të mërkurën, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE u nënshkrua nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu