Shkruan Zef Ndreka
Me shumë kujdes e hile u mbyll zyrtarisht proçesi i rregjistrimit të kandidaturave për kreun e PD-së. Një proçes që tallet me demokratët në emër të garës brënda partisë, brënda një ekstremi peshash elektorale nga Berisha tek Meremja.
Kur e mendon se kryetari aktual Saliu, pesha më e rëndë e PD-së ka korrur humbje pas humbjesh elektorale në zgjedhje lokale dhe parlamentare, çfar do të bëje e gjora Mereme?!
Gjithsesi, kjo pritej.
“Çudia”, do të ishte po të kishte garë brënda PD-së për zgjedhjen e kreut të saj.
Namik Hoti paska patur të drejtë përfundimisht.
PD-ja vazhdon përseri të tallet me vetën.
Se nuk do kishte garë, ky ishte një perceptim që ishte thënë dhe ishte bërë gjithnjë e më i përhapur. Mungesa e një gare reale brenda Partisë Demokratike ka shumë vite që është parë si shenjë e dobësimit të demokracisë së brendshme dhe kjo u vertetua.
Mungesa e garës nuk është çudi, e çuditëshme do të ishte gara. Mungesa e saj do të thotë normalizim i situatës jo normale. Kjo tregon se nuk po funksionon partia. Por gara për drejtimin do të ishte jo vetëm e pritshme, por së pari e domosdoshme për legjitimitetin dhe rinovimin politik. Ka vite që kjo mungon, dhe kjo ka sjell idenë e një strukture të mbyllur, sepse vendimmarrja është e përqendruar dhe konkurrenca formale gjithnjë e paracaktuar.
Ndaj Namik Hoti pati një paralajmërim apo analizë që po konfirmohet sot nga zhvillimet aktuale. Ai e pati theksuar rrezikun e mungesës së pluralizmit të brendshëm, që po vertetohet.
Megjithatë, me dashamirësi maksimale shtroj pyetjet:
Përse mungoi realisht gara, apo thjesht nuk ka figura që sfidojnë seriozisht?
A është kjo pasojë e një lidershipi dominues, apo e dobësisë së alternativave?
A reflekton kjo një krizë më të thellë të opozitës në tërësi?
Sepse shohim një parti që tallet me veten dhe kjo gjë nuk është vetëm çështje individësh, por e një sistemi të tërë politik që ka humbur mekanizmat e vet korrigjues.
Edhe një herë, Berisha na tregoi qartë mënyrën si funksionon politika shqiptare sot, jo vetëm në PD…



