A është Elvis Shkambi me të meta mëndore?!: Nuk e kisha menduar më parë vrasjen, më kishte ardhur në majë të hundës”

0

Mediat kanë zbardhur dëshminë e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, e cila është pak kontradiktore.

Rasti skandaloz ka ndezur rrjetet sociale ku shqiptarët godasin rëndë sistemin e drejtesisë që ka tjetersuar pronat e shqiptareve dhe bejnë thirrje të çmëmdura se “duhen vrarë edhe gjykatës të tjerë, madje edhe politikanë e pushtetarë që kanë deformuar drejtësinë”.

Në këtë linjë mbarë popullore, ngjan si çmënduri kolektive e një populli që në fakt vuan tjetersimin e pronave.

Edhe Elvis Shkambi, mësohet se ka deklaruar se i kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet, por nuk kishte mënduar ta vrasë gjykatësin.

Ai pretendon se nuk e kishte menduar më parë vrasjen, por kur gjyqtari dha vendimin në favor të palës tjetër, iu mbush mendja aty për aty për ta vrarë.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty mu mbush mendja për ta vrarë kur dha vendim kundër nesh”, ka dëshmuar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu