Shkruan Arben Çokaj
Vrasja është e fundit, por shqiptarët e shohin si mundësinë e parë. Të vras! Tjetri nuk ha pykë. Vjen dita dhe e vret!
1. Më shumë se 20 vjet duke pritë kur po e merr pronën. Bashkia psikopate ka futë disa familje psikopate në ndërtesën e tjetrit, që éshtë ndërtuar dikur nga shteti në pronën e tij, ai pret me familjarët e tij kur po e marrin dhe zhvillojnë atë pronë të tyre, por të tjerët tallen me të e me pronën e tij, gjykatësi i Apelit, Kalaja, që ka barkun më të madh se trurin, ua shuan dritat. U errën sytë. Nipi nxjerrë revolen e fshehur nën brez e bam, bam, bam.
A është zgjidhje kjo?! A ka zgjidhje tjetër? Jo. Në këtë psikopati globale, atyre u duket se nuk u ka mbetë rrugë tjetër.
Këta janë nga raca e atyre njerëzve, që Rama si rak i ngrehur, se ka vjedhë votat e pushtetin, u rrëzon shtëpitë në Theth, në tokën e tyre! E i duket se po bën begeni të madhe.
2. Në Theth, pranë një shtëpie të vogël kasolle, të mbuluar me llamarina gjysëm të ndryshkura, ngrihet një shtëpi e re, e bukur, 3 katëshe. Rama i çon IKTM-në, i vënë dinamitin investimit disa vjeçar të një familjeje normale shqiptare dhe bam ia hedhin në erë. Gëzim i madh për Ramën destruktiv, që ka patur sukses në këtë vend me psikopatitë e tij, duke shitur rrena, premtime e imazhe – iluzione. Ke ndërtuar në tokë publike i thotë, je pa leje. Ai ka ndërtuar në fakt, si gjithë ne tjerët në tokën e vet! Por a duhet marrë leje?! Patjetër. Por nëse unë psh. kisha pritë për leje, do të isha pa shtëpi edhe sot, 35 vjet pas hyrjes së demokracisë në këtë vend!
Na e keni bllokuar jetën zotëri e po na shitni pordha! A kam të drejtë të jetoj, o patrician i mbetur në mentalitetin oriental e në mesjetë?! Se po të dukemi të gjithë more hajvan, se ke marrë pushtet prej nesh! A veç ti ke të drejtë të jetosh?!
3. Një biznesmen lokal, ish-deputet, ka blerë hotelin Rozafa, po bën miliona. Tani po e rregullon vendin aty, për të bërë një kullë të lartë 37 kateshe në qendër të Shkodrës, e gëzoftë. Si merr leje ky, e tjetri as për një shtëpi nuk mundet?! “Se jep para…” – thotë dikush, që i din si shkojnë punët këtej. Në këtë vend nuk mund të jetosh si njeri i ndershëm, vetëm si kriminel. Shteti i inkriminuar po e bën këtë popull gradualisht kriminel. E cili është fitimi në fund?! Humbja do të jetë më e madhe!
Kemi të bëjmë me një shtet të marrë, që nuk funksionon e kjo krijon konflikte. Kemi një shoqëri në anarki, që për mbijetesë, secilit i duket vetja mbret e konkurrojnë me njëri-tjetrin, se nuk ka parime e hierarki! Prandaj kur gjërat shkojnë në ekstreme e drejtësi nuk ka, fillon vetëgjyqësia, si në kohën e turkut… Shtet pa shtet, pa rregulla.
Injoranca është shkaku i të gjithë marrëzive!
Në foto, Ded Pjetër Kola, dhe shtëpia e tij prapa,
e cila po bëhet gati të hidhet në erë me tritol.